A ju ka marrë malli të dëgjoni këngët e pavdekshme të njërit prej artistëve më të mëdhenj të kulturës në Kosovë?
Bëhuni gati që të dëgjoni “Kaçurrelën”, “Shokut”, “Mallëngjimin” e shumë perla të tjera të Muharrem Qenës të performuara nga artistë të skenës alternative të Kosovës.
Këtë të diel mos e humbni rastin dhe bëhuni pjesë e aktivitetit të organizuar nga Ministria e Kulturës në Qendrën e Kulturës Alternative, Defy Them.
Aktiviteti zhvillohet për të nderuar artistin e madh në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta, arti i të cilit mbetet i përhershëm dhe vazhdon të inspirojë gjeneratë pas gjenerate.
Në mesin e artistëve që do të performojnë janë: Alban Nimani, Arbër Salihu, Dren Abazi, Edona Vatoci, Florent Abrashi, Tomor Kuçi, Fisnik Behluli (trumbetë), Miri Nushi (Synth), Teoman Ukça (bateri).