Legjendat e Grime, reperë dhe rockerë do të performojnë gjatë periudhës së Kupës së Botës, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ekziston një grup i jashtëzakonshëm artistësh që do t’i vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa ethet e futbollit kapin Emiratet për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Katarin nikoqir nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, shkruan What’s On.
Pavarësisht nëse ata performojnë në një zonë tifozësh, arenë apo si pjesë e një festivali që ndodh bashkë me ngjarjen e madhe sportive, disa nga artistët e kanë konfirmuar tashmë performormancën në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë Kupës së Botës.
Kjo listë përfshinë rreth 13 artistë ndërkombëtar të zhanreve të ndryshme siç janë: AJ Tracey, Atich, Central Cee, Fredo & Mist, Jme, Jorja Smith, Krept & Konan, Lewis Capaldi, Lethal Bizzle, Post Malone, Rudimental dhe Tion Wayne./ Katror.info