Fillimisht ishte kompania Open AI, me idenë e shqiptares Mira Murati, ajo e cila na prezantoi me zbulimin e fundit teknologjik, Chat GTP.
Duke qenë se përdorimi i inteligjencës artificiale ka bërë bujë kohët e fundit, ngjashëm ka ndodhur edhe në vendin tonë.
Së fundmi, një programer nga Kosova, Artit Muhaxhiri, ka krijuar një program të ngjashëm të titulluar “Roboti Besa-Ai”, i cili i ka të gjitha përgjigjet në fusha të ndryshme, të gjitha në gjuhën shqipe.
@robotibesa #fyp #fypシ #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiptar #albanian #albania #shqiperia #shqipe #kosova #robotibesa #robotishqiptar ♬ Paris – Else
Sipas Muhaxhirit, përmes këtij roboti, përdoruesi mund të kërkoj pyetje të ndryshme dhe të marr përgjigje qoftë me shkrim apo edhe me zë.
“Ky është një robot virtual që mund të flasë edhe me zë shumë mirë në gjuhën shqipe dhe këtë e kam krijuar për 3 muaj, dhe është lansuar tash e tre ditë. E kam emëruar ‘Besa-AI’, sepse e kam pyetur vet robotin për një emër i cili mbahet mend lehtë dhe më është përgjigjur me emrin ‘besa’ që është i lehtë për tu mbajtur mend dhe normalisht që ka kuptimin një traditë shqiptare që dihet anë e mbanë botës”, shpjegon ai në një televizion lokal.
Gjithashtu ai u shpreh në të ardhmen synon ta krijoj një Siri shqiptar.
“Qëllimi im kryesor është që ta krijojë një lloj “Siri” shqiptar, që të jetë në telefon p.sh ‘Hej Besa, më trego se si është moti sot? ‘, natyrisht është pak vështirë por besoj që shumë shpejt do të përfundoj, por edhe synoj që kjo të punojë edhe për smartwatch”, shtoi ai./Katror.info