Për juve që ju ka marrë malli me ndëgju muzikë të mirë, sot keni rastin me u mbledh në rrugën 2 Korriku, ku bandi i mirënjohur Asgjë Sikur Dielli, nga ora 20 e 30 do të mbajnë koncert festiv për nder të 2 Korrikut- Ditës së shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, dhe 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Festat e Korrikut erdhën!
Në rrugën “2 Korriku” në kryeqytet, nga data 2 deri më 4, zhvillohen aktivitete kulturore për të ringjallur memorien kolektive dhe për të kujtuar rezistencën e viteve ’90. Festojmë Deklaratën Kushtetutese të Kosovës, 2 korrik 1990, pikënisja e krijimit të shtetësisë, simbol i qëndresës dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Me moton “Thank You USA”, festojmë gjithashtu me muzikë e fishekzjarre, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë më të madh,” ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Koncerti organizohet nga Komuna e Prishtinës. Ndërkaq, më 4 korrik do të performojë Andrra Rexhepi dhe Vjeshtë band. Hyrja është pa pagesë./Katror.info