Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar letër ministrit në detyrë të Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati, duke i kërkuar shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.
Sipas dispozitave aktuale ligjore, komunat janë të obliguara deri më 30 shtator t’i miratojnë buxhetet për vitin 2026 në kuvendet komunale e më pas t’i dorëzojnë në Ministri të Financave.
Por, Asociacioni ka kërkuar shtyrjen për shkak të fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale.