Fshati Kukaj u bë shtëpi e kampit të dytë rajonal të astronomisë “Under One Sky”, ku të rinj nga i gjithë rajoni – Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Bosnjë – dhe nga të gjitha komunitetet e Kosovës, u mblodhën për të ndërtuar ura bashkëpunimi, miqësie dhe besimi.
Ky edicion i kampit shënoi një hap të rëndësishëm në promovimin e edukimit shkencor dhe fuqizimin e të rinjve në rajon, duke ofruar një hapësirë për të mësuar, eksploruar dhe bashkëpunuar nën një qiell të përbashkët.
Kampi u mbajt me mbështetjen e Western Balkans Fund (WBF), Ambasadës Austriake në Prishtinë, Young European Ambassadors (YEA), partnerëve rajonalë dhe vullnetarëve të Observatorit të Prishtinës.
Organizatorët theksuan rëndësinë e këtij eventi për të afruar të rinjtë, duke e bërë shkencën dhe astronominë një urë lidhëse mes komuniteteve dhe vendeve të ndryshme./Katror.info











