Kampioni kosovar, FC Ballkani e ka nisur mbarë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, me fitore si mysafir ndaj Santa Colomas, me rezultat 2:1.
Goli i Bernard Karricës në fundin e ndeshjes i solli fitoren portokallezinjve në “Estadi Nacional” të Andorras, pasi në pjesën e parë Lindon Emerllahu kishte shënuar për shifrat 1:1.
“Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët suharekas për këtë fitore.
Urojmë që edhe në ndeshjen e kthimit FC Ballkani të realizojë fitore dhe të kalojë në rrethin e ardhshëm të garës elitare”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Katror.info