katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
    4 hours ago
    Pritje deri në tri orë pas fillimit të sistemit të ri në zonën Schengen
    14 hours ago
    Kandidatët më të votuar për Asamblenë komunale të Prishtinës
    15 hours ago
    Përmbyllet numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte në Kosovë para 50 mijë vitesh
    15 hours ago
    Oficeri i FSK-së diplomon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    19 hours ago
    Zvicra dekoron tre ushtarë me origjinë shqiptare për shpëtimin e jetës së një gruaje
    22 hours ago
    Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
    14 hours ago
    Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne në vitin 2026
    15 hours ago
    Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
    19 hours ago
    “Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    2 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    13 hours ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    4 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    15 hours ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    4 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    3 days ago
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Banka Botërore ofron miliona dollarë për rritjen e punësimit në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Banka Botërore ofron miliona dollarë për rritjen e punësimit në Kosovë

Last updated: 10/05/2023 6:46 PM
148 Shikime
Shpërndaje
Foto: Shqip News
Foto: Shqip News

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore diskutoi sot Kornizën e re të Partneritetit me Vendin (KPV) për Kosovën për vitet fiskale 2023-2027, që do të mbështesë vendin të përshpejtojë konkurrueshmërinë për krijim më të madh të vendeve të punës dhe standarde më të mira të jetesës.

Strategjia e re për Kosovën përvijon prioritetet për angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në vend gjatë pesë viteve të ardhshme, të cilat do të kontribuojnë në efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimit publik, më shumë vende pune formale në sektorin privat dhe rritje të qëndrueshmërisë mjedisore.

KPV-ja synon të ofrojë program gjithëpërfshirës të Grupit të Bankës Botërore për operacionet e huadhënies dhe shërbimet këshillimore dhe analitike.

Mundesh me e lexu edhe…

Projektet e huadhënies nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) do të mbështesin investimet në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, forcimin e sektorit shëndetësor, gjelbërimin dhe pastrimin e vendeve të kontaminuara, krahas reformave të politikës fiskale, konkurrueshmërisë dhe rritjes së gjelbër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zarfi indikativ i burimeve gjatë tre viteve të para të periudhës së KPV-së arrin në 127 milionë dollarë amerikanë financim nga IDA 20 dhe ofrohet me kushte koncesionare, me ngarkesa interesi zero ose shumë të ulëta dhe periudha të gjata të shlyerjes.

Programi i përgjithshëm i KPV-së përfshin gjithashtu portofolin me 11 projekte aktive të financuara nga IDA dhe Fondet e Mirëbesimit, me gjithsej 365 milionë dollarë amerikanë. Gjatë periudhës së KPV-së, krahu i sektorit privat të Bankës Botërore, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), do të përdorë si levë instrumente konvencionale dhe novatore të huadhënies dhe këshillimit për të mbështetur sektorin financiar, për të ndërtuar reziliencën dhe për të ndihmuar zhvillimin e një sektori të prodhimit industrial të orientuar nga eksporti.

Më 31 mars 2023, portofoli i zotuar i IFC-së në Kosovë ishte 13.6 milionë dollarë amerikanë. MIGA do të vazhdojë të ofrojë sigurime të riskut politik për të lehtësuar investimet ndërkufitare në sektorë strategjikë si sektori financiar.

Gjatë dekadës së fundit, Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për frymë dhe ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo ka kryer me sukses tranzicionin nga modeli i rritjes së bazuar në varësi të lartë nga flukset hyrëse të ndihmës së huaj, duke lënë pas vendet homologe me të ardhura të ngjashme për frymë, falë zgjerimit të vazhdueshëm të konsumit dhe investimeve, me shtysë të fortë nga flukset hyrëse të diasporës, investimet publike në infrastrukturë dhe thellimi financiar, në kushtet e një gjendjeje të qëndrueshme fiskale dhe një mjedisi me inflacion të ulët. Megjithatë, përkundër një dekade progresi, papunësia dhe varfëria mbeten të larta.

“Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin më cilësor për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin për brezat e ardhshëm”, ka thënë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Strategjia e re e Grupit të Bankës Botërore mbështet aspiratën e Kosovës për të arritur këtë transformim dhe për t’u integruar plotësisht në institucionet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare”.

Mbështetja për efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimit publik, e përshkruar në KPV, synon të përmirësojë rezultatet e zhvillimit njerëzor si dhe qëndrueshmërinë dhe reziliencën ekonomike përmes shpenzimeve publike më efikase dhe rritjes së mobilizimit të të hyrave të brendshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Programi i KPV-së do të shoqërojë gjithashtu reformat në vijim e sipër në mjedisin që mundëson biznesin, qasjen në kredi dhe zhvillimin e tregut financiar duke mbështetur financimin novator dhe të gjelbër, si dhe të drejtat e zotërimit të tokës, me fokus në promovimin e përfshirjes së grave, të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara.

Një pjesë tjetër e programit të KPV-së fokusohet në mbështetjen për rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore, që synon të mbështesë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje që ruan qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Hartimi i KPV-së u informua nga një sërë konsultimesh me gamë të gjerë të palëve me interes, siç janë qeveria, kuvendi, shoqëria civile, institutet dhe komuniteti akademik, sektori privat dhe partnerët ndërkombëtarë zhvillimorë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pushimet ulin stresin dhe përmirësojnë shëndetin
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
TAGGED:banka boterorelajme të miraNdihmat financiareRritja e punesimittop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: The New York Times Kush janë fituesit tjerë të çmimit “Pulitzer 2023”
Artikulli i ardhshëm Foto: Shqip News Publikohen pamjet, goli i De Bruyne duhej anuluar 

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte në Kosovë para 50 mijë vitesh

19 Shikime
Lajme të mira

Oficeri i FSK-së diplomon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

19 Shikime
Lajme të mira

Zvicra dekoron tre ushtarë me origjinë shqiptare për shpëtimin e jetës së një gruaje

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?