Për shqiptarët, oda është institucion shumë i rëndësishëm kulturor. Pothuajse secila shtëpi shqiptare ka pasur dhe ka të tillë që ende mbajnë odat në shtëpitë e tyre, për t’i ftuar miqtë, shokët e familjarët.
Në historinë shqiptare odat kanë qenë shtyllat kryesore të organizimit lokal e vendor. Aty janë analizuar e kuvenduar temat me të rëndësishme kombëtare.
Duket se fshatarët e Nekocit të Drenicës duan ta ruajnë këtë traditë shumëvjeçare.
Banorët janë organizuar në ndërtimin e një ode të përbashkët të fshatit, për t’i mbledhur, diskutuar e festuar çështjet më të rëndësishme shoqërore e kombëtare.
Ky objekt po ndërtohet në lagjen “Lugu”, dhe do t’i shërbej gjithë banorëve të fshatit.
Mjetet për ndërtimin e këtij objekti janë siguruar nga vetë banorët por gjithashtu edhe nga mërgimtarët e diasporës, me prejardhje nga ky fshat.
Oda të tilla ka vite që ndërtohen nëpër fshatrat e Drenicës./Katror.info.