KB Trepça ka fituar sot duelin gjysmëfinale ndaj Prishtinës në Palestrën “Minatori”.
Klubi nga Mitrovica triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 77-68, shkruan GazetaBlic Sport.
Trepça ka fituar ndaj ekipit nga kryeqyteti duke barazuar tashmë gjithçka, pasi duelin e parë e fitoi KB Prishtina në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Lojtari më i dalluar në këtë duel ishte Will Daniels me 20 pikë
Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale do luhet javën e ardhshme në Prishtinë. /Katror.info