Nëse në Itali gara për Botërorin e Klubeve 2025 përfundoi dje në mbrëmje, me kualifikimin zyrtar për Juventus-in, në Spanjë lufta është ende veçanërisht e ndezur.
Suksesi i Barcelona-s kundër Napoli-t dhe kalimi në çerekfinalet e Champions League ka ringjallur shpresat e Blaugranëve, të cilat megjithatë varen pjesërisht nga Inter-i. Zikaltërit në fakt duke mposhtur Atletico Madrid-in këtë mbrëmje mund t’u japin një dorë të madhe djemëve të Xavi-t për të arritur objektivin e kualifikimit.
Në total, në fakt janë 12 vende në dispozicion për klubet evropiane për Kupën e re të Botës për Klube që do të luhet në vitin 2025 në SHBA, prej të cilave dhjetë tashmë janë caktuar.
Përveç Chelsea (2021), Real Madrid (2022) dhe Manchester City (2023), janë përcaktuar edhe shtatë skuadra të tjera të cilat, bazuar në pikët e grumbulluara në renditje dhe ekipet që ende konkurrojnë në këtë edicion të Champions League, kanë tashmë kanë siguruar vendin e tyre në garë: Bayern Munich, Borussia Dortmund, PSG, Inter, Juventus, Porto dhe Benfica.
Ka dy vende ende të disponueshme. Një për fituesin e Champions League 2023-24, përveç nëse është ndër klubet tashmë të kualifikuara të listuara më sipër, dhe një (ose dy, në varësi të fituesit të UCL) përmes renditjes së UEFA-s.
Veçanërisht, Atletico Madrid dhe Barcelona janë ende në garë për të përfaqësuar Spanjën, së bashku me Real Madrid-in, i cili u kualifikua automatikisht pasi fitoi Champions League në sezonin 2021-22. Për momentin, të dy mund të kualifikohen ose duke fituar kupën ose përmes renditjes.
Atletico është përpara në renditje, me 62 pikë kundrejt 59 të Barcelona-s. Kjo është arsyeja pse Blaugranat do të mbështesin Inter-in këtë mbrëmje. Në rast se “Colchoneros” do të eliminohet në fazën e 1/16-të, në fakt skuadra e Xavi-t do të mund të kualifikohet në Kupën e Botës për Klube duke kaluar çerekfinalen dhe duke arritur në gjysmëfinalen e Champions League.
Sidoqoftë, nëse Atletico Madrid do të kalonte, atëherë Barcelona do t’i duhej të eliminonte “Colchoneros” në çerekfinale dhe në të njëjtën kohë të arrinte në gjysmëfinalen e Champions League me dy fitore./Katror.info