Në mbrëmjen humanitare “Bashkë ia dalim” për grumbullimin e mjeteve për t’iu dalë në ndihmë komunave që pësuan dëme të mëdha materiale janë mbledhur rreth 500 mijë euro.
Këtë shifër të donacioneve e dha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Prezantues, aktorë, këngëtarë dhe figura tjera publike për tri orë në një transmetim direkt në televizione dhe në rrjete sociale kanë marrë telefonata dhe mesazhe nga qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës të cilët kanë ofruar shuma të ndryshme parash për komunën e Skënderajt, Mitrovicës, Istogut, Klinës dhe fshtarave përreth.
Mbrëmja humanitare do të vazhdojë edhe më tej ndërsa në ditët në vijim do të dihet shifra e saktë e mjeteve të grumbulluara. Dëmet nga vërshimet kanë arritur në miliona euro.
Katror Media i është bashkuar mediave tona Radio Televizionit te Kosoves, Klan Kosoves dhe T7 me transmetimin direkt ne platformat [në Facebook dhe webfaqen katror.info] të mbrëmjes humanitare me qëllim të mbledhjes se fondeve për qytetarët, qytetet dhe fshatrat e prekura nga vërshimet e fundit. Bashke ia dalim! /Katror.info