Drejtuesit e Bayern Munichut gjithnjë e më shumë besojnë se mund të sjellin lojtarin e Tottenham, Harry Kane këtë verë, raportojnë sot mediat gjermane, përcjell Katror.info.
Në Bayern besojnë se mund ta sjellin kapitenin e kombëtares angleze nëse arrijnë të bien dakord për çmimin e transferimit me drejtuesit e Tottenhamit.
Sky Germany ka raportuar se shefi ekzekutiv i Bayern, Jan Christian Dressen dhe drejtori teknik Marco Nepe dëshirojnë të takohen këtë javë me kryetarin e Tottenham, Daniel Levy.
Siç deklaroi gazetari i Sky, Bayern dëshiron të tregojë respekt të plotë ndaj Tottenhamit dhe nuk është i brengosur nga nga pretendimet se edhe Paris Saint-Germain është i interesuar për Kane.
Sky raportoi javën e kaluar se Kane nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Tottenham. Ai dhe përfaqësuesit e tij kanë biseduar me drejtuesit e klubit të Bundesligës. Kane thuhet se ka thënë se dëshiron të transferohet te Bayern, por drejtuesit e dy klubeve janë në mosmarrëveshje për shumën e kompensimit.
Kontrata e Kane skadon verën e ardhshme, kur ai do të largohej nga klubi si lojtar i lirë.
Nëse negociatat me Bayernin dështojnë, Kane do të jetë i lumtur nëse ai qëndron në Londër, tha Sky.
Raportohet gjithashtu se Kane mund të ndryshojë mendje dhe të vazhdojë kontratën me Tottenhamin nëse klubi dëshmohet i aftë për të fituar trofe.
Skuadra londineze përfundoi në vendin e tetë në Premier League sezonin e kaluar dhe nuk do të luajë në Evropë, ndërsa Bayern fitoi titullin dhe do të luajë në Champions League.
Kane e filloi karrierën e tij në vitin 2009 në Tottenham, dhe deri në vitin 2013 luajti si huazim në Leyton Orient, Millwall, Norwich dhe Leicester, pas të cilave stacione arriti të bëhet titullar në Tottenham.
Deri më tani ka luajtur 435 ndeshje dhe me 280 gola është golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit, me të cilin nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe. /Katror.info