Ditën e sotme po luhet ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Italisë në kampionatin europian Euro 2024.
Aktualisht ndeshja është në shifrat 2-3 në favot të Italisë. Ka qenë Kombëtarja shqiptare që ka ‘çarë’ rrjetën e para përmes mesfushorit Nedim Bajrami.
Bajrami arriti të gjente portën në sekondën e 22-të, duke vendosur kështu një rekord që do të mbahet mend.
Ky është goli më i shpejtë në historinë e kampionateve europiane, duke lënë pas edhe një gol të një futbollisti rus ndaj Greqisë.
Këtij goli i ka bërë jehonë edhe prestigjozja britanike BBC, e cila shkruan se ky është goli më i shpejtë në historinë e këtij kompeticioni.
“Kjo është ajo që ju e quani një fillim të shpejtë!
Goli i Nedim Bajramit pas 23 sekondash për Shqipërinë ndaj Italisë është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në Europian”, shkruan BBC.
Po ashtu faqja e UEFA-s, “UEFA EURO 2024” ka shkruar se ky është goli më i shpejtë në historinë e Europianit.
“Goli më i shpejtë në historinë e Europianit”, shkruhet në faqen e UEFA-s në Facebook./Katror.info