katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    49 seconds ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    14 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: BE i kërkon Kosovës të bëhet “partner i besueshëm dhe konsistent”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

BE i kërkon Kosovës të bëhet “partner i besueshëm dhe konsistent”

Last updated: 15/05/2025 5:42 PM
114 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. BE i kërkon Kosovës të bëhet “partner i besueshëm dhe konsistent”

Paraditen e së mërkurës presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përçoi mesazhe optimiste në Podgoricë, duke lavdëruar vendin për arritjet e tij drejt rrugës europiane. Në po të njëjtën ditë, pasdite, Costa erdhi në Prishtinë. Por, këtu në vend të lëvdatave, Costa u përkujdes të dërgonte mesazhet se sa e rëndësishme ishte për Kosovën të ndërmarrë hapat e kërkuar drejt synimit të saj për bashkim me BE-në. Në takimet me krerët e vendit, Costa prej Kosovës kërkoi të jetë “partner i besueshëm e konsistent”.

Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik për Bashkimin Europian – është edhe angazhimi im personal, tha Costa në fillim të fjalimit të tij në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani pas takimit që zhvilluan.

“Është një investim në paqe dhe stabilitet dhe sjell përfitime të konsiderueshme për qytetarët tuaj”.

Mundesh me e lexu edhe...

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

Për temat që përzgjodhi të flasë në Prishtinë, Costa u kujdes që t’i vë në një rresht edhe përfitimet që do t’i ketë Kosova nga Bashkimi Europian edhe detyrimet që ajo duhet t’i zbatojë paraprakisht.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Costa përkujtoi që është kyç për Kosovën dhe Serbinë që të ecin para.

“Siç e dini, është po ashtu jetike të bëhet progres i vërtetë dhe i prekshëm në këtë dialog dhe të normalizohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo duhet të jetë në dobi të rrugës suaj europiane dhe në fund të fundit të jetës së kosovarëve”.

Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian, shtoi Costa, por tha se kjo gjithashtu kërkon që të përmbushen zotimet.

Costa gjithashtu tha se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është thelbësore të vazhdoni punën për zbatimin e agjendës suaj ambicioze të reformave, në mënyrë që të përfitoni plotësisht prej saj”, tha ai për paketën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga e cila disa nga gjashtë vendet e rajonit veçse kanë nisur të marrin përfitimet.

Në fund, Costa tregoi pritshmëritë e BE-së për Kosovën – që të jetë partnere e besueshme.

“Në fund të fundit, gjithçka varet nga ndërtimi i besimit, për të qenë një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Brenda vendit. Me fqinjët tuaj. Me partnerët tuaj të Bashkimit Evropian”.

Megjithatë, as Costa s’u largua nga vendi pa i pranuar disa kërkesa nga nikoqirët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryeministri në largim, Albin Kurti, i cili është edhe politikani më përgjegjës për raportet jo të mira të Kosovës me bllokun evropian, ia ka përmendur se kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ka kërkuar nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat.

Ai gjithashtu, kërkoi heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës, sipas Zyrës së Kryeministrit.

Po të njëjtat kërkesa i bëri edhe presidentja Vjosa Osmani para Costas në konferencë.

Në Podgoricë, Costa më shumë dha lëvdata sesa që bëri kërkesa ndaj vendit. E vetmja kërkesë e tij ishte që Mali i Zi të jetë konsistent në rrugën e nisur drejt BE-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mali i Zi është një nga shembujt më të mirë të momentit pozitiv të zgjerimit të BE-së”, tha ai, duke shtuar se slogani i 28-i anëtar i BE-së më 2028 është slogan i mirë për vendin ballkanik, por tha se “mund të jetë një arritje më e mirë të arrish atje para vitit 2028”.

Problemin që BE e ka me Serbinë për mospërshtatje me politikën e jashtme të Unionit, Costa e vuri në pah që Mali i Zi edhe në këtë drejtim u tregua i suksesshëm.

“Ju po i kryeni jo vetëm reformat, por gjithashtu po ruani harmoninë e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përkatësisht duke mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Për dallim nga Prishtina e Podgorica, në Beograd Costas iu desh të arsyetonte vizitën e tij meqë erdhi pas asaj të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë ku edhe takoi presidentin rus.

Për Costan pati thirrje që të anulonte vizitën e tij në Serbi për këtë arsye, por portugezi e arsyetoi atë duke thënë se ajo nuk është zgjidhje.

“Mënyra e vetme për të përballuar dallimet është të flasim dhe të kuptojmë njëri-tjetrin, të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë së bashku. Prandaj jam këtu, shumë njerëz më thanë të mos vij, por unë vendosa të vij, sepse nëse kemi problem me Serbinë, nëse kemi problem me presidentin (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, zgjidhja nuk është ‘mos hajde’ dhe ‘mos fol’, por që unë të vij, të flas, të shpjegoj këndvështrime të ndryshme”. /GazetaExpress /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:bashkimi eveopianBeKosovalajmemaredheniepartneritetQeveria

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Drejtori Sportiv i Belgjikës: Jashari lojtari më i mirë në ligë
Artikulli i ardhshëm Përdoruesit e aplikacioneve në Kosovë duhen të kalojnë në kodin +383 menjëherë!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

8 Shikime
Lajme

Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së

6 Shikime
Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?