Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Kosovë sot bëri të ditur se Bashkimi Evropian (EU) do të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme në përballimin e krizës energjetike.
Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ajo tha: “Ne do të finalizojmë të gjitha procedurat e nevojshme deri në fund të vitit, që ju të mund të merrni fondin në janar.”
Pos kësaj mbështetje, Von der Leyen tha se do të ketë edhe një investim prej 500 milionë eurosh për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor./Kator.info