Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të publikojë në fund të këtij muaji albumin e tretë në karrierën e saj.
Bëhet fjalë për albumin me titull “Bebe”, të cilën ajo ka planifikuar që ta nxjerrë në shitje që nga data 28 prill.
Rexha ka publikuar tashmë disa nga këngët e albumit si: “Heart Wants What It Wants”, “I’m Good (Blue)” dhe “Call On Me”.
@beberexha this is for my girls and my gays!!
♬ Call on Me – Bebe Rexha
Me këtë të fundit, ajo është bërë trend edhe në rrjetin social TikTok, ku shumë prej përdoruesve po publikojnë video të ndryshme interesante nën ritmet e kësaj kënge.
Edhe vet këngëtarja shqiptare vendosi që së fundmi të publikojë një video të tillë, ku shfaqej mjaft provokuese e veshur me njëfustan me ngjyra pranverore.
E teksa i bën një video-xhirim linjave të saj të kolme të trupit, 33-vjeçarja shkruan në mbishkrimin e videos: “Po e dua këtë album. Ka vetëm hite. Më 28 prill, ‘Deluxe’ do të jetë edhe më zjarr”.
“Bebe” do të jetë albumi i tretë në karrierën e Bebe Rexhës, pas dy albumeve shumë të suksesshme të publikuara më parë, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021./Katror.info