Dy këngëtarët e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj kanë gëzuar fansat e tyre duke paralajmëruar një bashkëpunim muzikor.
Lajmi është bërë i ditur nga Dafina Zeqiri përmes llogarisë në Instagram.
“Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm! A jeni gati???”, shkruan Dafina krahas fotos, ku zbulon se titulli i këngës do të jetë “Copa Copa.”
Ky do të jetë bashkëpunimi e parë andaj edhe fansat e Dafinës në Instagram kanë shprehur ngazëllimin e tyre duke u shprehur se “ky po që do të jetë një superhit.”/Katror.info
Përgatiti:
