Ti personalisht e ke në dorë a do të kesh një ditë të mirë, dhe krejt kjo fillon qysh që në mëngjes.
Mund të duket e papërfillshme por nëse vendosni të ndiqni rregullat e mëposhtme për disa ditë me radhë me siguri do ti hiqni vetes shumë stress.
- Zgjohu menjëherë pas alarmit: Me siguri tundoheni për të qëndruar edhe pesë minuta më shumë në shtrat, por kjo gjë është e gabuar pasi trupi nuk është akoma gati për një cikël gjumi të dytë.
- Pi një gotë ujë pas zgjimit: Kjo traditë e lashtë aziatike është një ndër ato gjërat e vogla të përditshmërisë që kanë një ndikim shumë të madh në organizëm. Pirja e ujit esëll rizgjon organizmin, e aktivizon atë dhe hidraton trupin.
- Mos dil nga shtëpia pa ngrënë mëngjes: Duke qenë se gjatë gjumit realizohet procesi i eleminimit të shumë toksinave dhe lëngjeve të panevojshme nga organizmi, ai tashmë është bosh. Për këtë arsye duhet ta ushqeni me energji dhe lëndë ushqyese të reja.
- Ekspozohu në dritë natyrale: Hapi perdet dhe grilat dhe lejo dritën natyrale me depërtu në dhomën tënde. Kjo do të ndihmojë të ndihesh më i/e relaksuar.
- Planifiko ditën: Në qoftë se nuk mbani dot shënime mund të bëni një axhendë në mendje.