Shpesh, një koment më pak se pozitiv mund të na fundosë të gjithë humorin.
Paragjykimi negativ evoluoi në trurin e njeriut për të ndihmuar paraardhësit tanë të lashtë të përqendrohen në kërcënimin dhe të rrisin shanset e tyre për të mbijetuar, shkruan Lena Firestone për PsychAlive, përcjell Katror.Info.
Megjithatë, përqendrimi te negativja mund të na pengojë në botën moderne, prandaj është kaq e rëndësishme për ne ta stërvitim trurin që të fillojë të mendojë pozitivisht.
Truri na funksionon asisoj që për shembull nëse shefi ynë na i përmend 5 gjëra që i kemi bërë mirë për atë ditë dhe vetëm një që duhet ta përmirësojmë ne përqendrohemi te kjo e fundit. Njëjtë edhe kur dikush që jemi mësuar të na komplimentojë për veshjen një ditë na thotë se nuk po dukemi më së miri mundshëm në një kombinim veshjeje, mund të na prishë disponimin për krejt ditën.
Të mendosh pozitivisht do të thotë thjesht të marrësh një qëndrim më optimist ndaj jetës. Kjo do të thotë të zgjedhësh të përqendrohesh te pozitivi mbi negativin dhe të mbetesh shpresëdhënës në vend se i dëshpëruar. Kur jeta është e vështirë, i përballojmë me një qëndrim më të sigurt dhe më frytdhënës.
Cilat janë dobitë e të menduarit pozitivisht?
Studimet tregojnë se mendimet pozitive janë të mira si për shëndetin mendor, ashtu edhe për atë fizik. Sipas Klinikës Mayo, përfitimet shëndetësore të të menduarit pozitiv mund të përfshijnë:
- Nivel më i lartë i jetëgjatësisë
- Shkallë më e ulët e depresionit
- Nivele më të ulëta shqetësimi
- Rezistencë më e madhe ndaj të ftohtit të zakonshëm
- Mirëqenie më e mirë psikologjike dhe fizike
- Shëndet më i mirë kardiovaskular dhe rrezik i reduktuar i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare
- Aftësi më të mira për të përballuar vështirësitë dhe kohët e stresit
Të menduarit pozitivisht thjesht na bën të ndihemi më mirë. Ne kemi më shumë vetëbesim kur përqendrohemi në gjërat që në të vërtetë na pëlqejnë tek vetja, sesa duke u ngushtuar në të gjitha vetëkritikat tona. Të menduarit pozitivisht na ndihmon të mos mendojmë keq për veten, ngase kjo mund të çojë në më shumë urrejtje për veten dhe depresion.
Pse është kaq e vështirë të mendosh pozitivisht?
Sipas Dr. Rick Hanson, neuroshkencëtar dhe autor i “Hardwiring Happiness”, truri ynë përpunon stimuj pozitivë shumë ndryshe nga stimujt negativë. Hansoni shpjegon se truri është si «Velcro për përvojat negative dhe Tefloni për ato pozitive».
Amygdala, e cila është si një sistem alarmi në trurin tonë, «përdor rreth dy të tretat e neuroneve të saj për të kërkuar lajme të këqija», shkruan Hansoni.
“Ngjarjet negative dhe përvojat ruhen shpejt në kujtesë – në kontrast me ngjarjet dhe përvojat pozitive, të cilat zakonisht duhet të mbahen në vetëdije për një duzinë ose më shumë sekonda për të transferuar nga tamponët afat-shkurtër të kujtesës në ruajtjen afatgjatë.”
Që ngjarjet dhe përvojat pozitive t’u përmbahen atyre negative po aq të forta, duhet të përqendrohemi qëllimisht te to edhe për shumë kohë.
Për më tepër, truri ynë mësohet me disa modele mendimi. Pra, sa më negativisht të mendojmë, aq më automatik bëhet procesi i të menduarit negativisht dhe sa më e vështirë të dalësh nga ky model dhe të fillosh të mendosh pozitivisht.
Si ta mësojmë trurin tonë të mendojë mirë?
Kaloni më shumë kohë duke thithur përvoja pozitive. Mos harro se truri nuk ruan automatikisht stimuj pozitivë në kujtesën afatgjatë, prandaj duhet t’i japësh një nxitje.
Dr. Hanson sugjeron se kur keni një përvojë të mirë, pavarësisht se sa e butë mund të jetë, “përpiquni të qëndroni me të për 20 ose 30 sekonda rresht – në vend që të hutoheni nga diçka tjetër.” Ky proces ndihmon në forcimin e mënyrës pozitive te të menduarit në tru. Sa më shumë të praktikosh të shijosh momente pozitive dhe të marrësh të mirën, aq më e lehtë do të bëhet të mendosh pozitivisht.
Nëse ka një çast të mirë midis teje dhe një njeriu të dashur jepni vetes 10-30 sekonda për t’u mbështetur në shkëlqimin e këtyre ndjenjave të ngrohta. Nëse e vëreni një perëndim dielli të bukur ndale pak makinën dhe sodite, nëse e sheh një kopsht të bukur ndalu për t’iu marrë erë trëndafilave. Duke i dhënë më shumë kohë vetes që të përthithni përvojat e këndshme, po e mësoni ngadalë trurin që të jeni më pozitiv.
Shkruaj gjërat për të cilat je mirënjohës
Mirënjohja na ofron një rrugë të besueshme drejt pozitivitetit. Nëse ndihesh përtokë ose negativ në jetë, merr ca minuta kohë për të shkruar disa gjëra për të cilat je mirënjohës. Studimet kanë zbuluar se mirënjohja lidhet me një lumturi më të madhe, shëndet më të mirë, më shumë optimizëm dhe ndjenja pozitive. Sipas Robert Emonsit nga”Good Science Center”, mirënjohja na lejon të festojmë të tashmen, bllokon ndjenjat toksike, negative, na bën më elastikë dhe na rrit ndjenjat e vlerësimit për veten. Mirënjohja është si një muskul; sa më shumë ta përdorësh, aq më i fortë bëhet.
Ka shumë praktika të efektshme mirënjohjeje. Për shembull, mund të mbash një revistë mirënjohjeje ose një poçe mirënjohjeje, ku shkruan një deri në pesë gjëra për të cilat je mirënjohës çdo ditë. Emmons sugjeron se shkrimi herë pas here (një ose dy herë në javë) në më shumë thellësi mund të jetë më i efektshëm se shkrimi i listave të shkurtra të përditshme. Gjithashtu, ai sugjeron që ‘të bëhesh personal’ dhe ta përqendrosh mirënjohjen te njerëzit dhe jo te gjërat.
- Mos u përqendroni në vetkritikë;
- Praktikojeni vetë-dhembshurinë;
- Pranoji vuajtjet e tua dhe kujdesu për veten;
- Mos harro se pa përsosmëria është pjesë e përvojës njerëzore dhe diçka që të gjithë e ndajmë;
- Shmang njerëzit negativë/cinikë
- Ji bujar
Një nga format më të ëmbla te të menduarit pozitivisht është meditimi për të bërë diçka të këndshme për dikë tjetër/ Katror.info