Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj, do të jetë gjyqtar anësor në Kampionatin Evropian, që gjatë verës zhvillohet në Gjermani
Sukses i madh për gjyqtarin shqiptar Bekim Zogaj. Pasi ka gjykuar në shumë gara ndërkombëtare, tani ai është caktuar për Kampionatin Evropian, që gjatë verës zhvillohet në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj në rrjetet sociale.
‘’Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale.
Kështu në Euro 2024, përveç Shqipërisë dhe Zvicrës, do të kemi edhe një shqiptar, e ai është Bekim Zogaj. /Katror.info
Përgatiti:
