Debati mbi meritat e të pasurit një javë pune katër-ditore ka vazhduar që nga pandemia në Belgjikë, e cila pa kërkesën për fleksibilitet në oraret e punës së punonjësve në rritje, e nxitur edhe nga studimet e rasteve që kanë treguar se një javë katër-ditore në punë nuk ndikojnë në produktivitetin.
Punonjësit në sektorin privat të Belgjikës tani kanë mundësinë të punojnë katër ditë në vend të pesë ditëve në javë si pjesë e Marrëveshjes së re të Punës të Qeverisë Federale, duke synuar të sigurojë një ekuilibër më të mirë punë-jetë, shkruan The Brussels Times.
Sipas ligjit të ri, java katërditore në fakt nuk do të thotë të punosh më pak orë, ndryshe nga studimet e shumta që vërtetojnë se ky duhet të jetë thelbi. Përkundrazi, do të thotë të kondensosh një javë pune 38-orëshe në katër ditë në vend të pesë.
Kush mund të aplikojë?
I takon vetë kompanive të zgjedhin nëse ky opsion do të vihet në dispozicion apo jo. Nga kjo javë, punonjësit mund të aplikojnë për një javë pune katërditore, por ky opsion nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë, pasi skema është projektuar kryesisht për sektorin privat.
Sektori publik (shërbimet qeveritare si ushtria, zbatimi i ligjit, operatorët e transportit publik dhe arsimi publik) nuk mbulohet nga i ashtuquajturi ‘legjislacioni i kohës së punës’ nën të cilin përfshihet java katërditore e punës. Brenda sektorit privat, rregullat e reja vlejnë pothuajse për të gjithë ata që punojnë me kohë të plotë.
Kushdo që punon me kohë të pjesshme nuk ka të drejtë pasi ata tashmë kanë zgjedhur të shpërndajnë orët e tyre të punës, ndërsa ata që punojnë një javë katër-ditore ende punojnë me kohë të plotë dhe për këtë arsye ata do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtat paga dhe përfitime duke përfshirë pensionin dhe pushimet./Katror.info