Taylor Swift është fotografuar me macen e saj katërvjeçare Benjamin Button në kopertinën e revistës Time, me rastin e shpalljes së titullit të personit të vitit. Këngëtarja e njohur insistoi që të sillte macen e saj, vlera e së cilës llogaritet rreth 100 milionë dollarë ose rreth 90 milionë euro.
Përveç Button, të cilin Taylor e quajti pas filmit “The Curious Case of Benjamin Button”, këngëtarja ka edhe dy mace të tjera, Meredith Grey dhe Olivia Benson, të cilat janë shfaqur në videoklipe dhe reklama të shumta.

Vlera ekstreme e këtyre maceve u njoftua në fillim të këtij viti në një raport nga AllAboutCat.com. Ata llogaritën shumat bazuar në fitimet e mundshme në profilet në Instagram dhe shumëzuar me numrin mesatar të pëlqimeve.
Benjamin Button tashmë po bën shumë para, ai ka luajtur në videoklipe, ka linjën e tij të veshjeve dhe është shfaqur në reklama.
Në prill 2020, kotelja Olivia Benson u shfaq në Instagram dhe menjëherë mori më shumë se 2 milionë pëlqime.
Në një raport të janarit, Olivia vlerësohej të kishte pasuri rreth 85 milionë euro, duke e bërë atë macen e tretë më të pasur në botë.
Kjo shumë u njoftua edhe para se Taylor Swift të pushtonte botën këtë verë me koncerte të shitura dhe bashkëpunime të shumta.
Është e qartë se vlera e Benjamin Button do të rritet duke u shfaqur përkrah Taylor Swift në kopertinën e revistës Time.
Taylor Swift zgjodhi një body të zi për kopertinën e revistës Time, ndërsa Benjamin ishte i mbështetur në qafën e saj.
Benjamin u adoptua nga Taylor gjatë xhirimeve të videos “Me!”. Sapo e pa, ajo ra në dashuri. Në video u shfaqën edhe dymacet tjera e saj Meredith Grey dhe Olivia Benson. Megjithatë, ajo e kuptoi se donte një tjetër kotele, pikërisht aty.
Ajo e mori atë në shtëpi menjëherë pas xhirimit, duke e emëruar atë sipas personazhit imagjinar Benjamin Button nga filmi i vitit 2008.
“Kam rënë në dashuri”, kujton Taylor Swift. Sapo e mora, më shikoi dhe sikur më tha, ti je mami ime, do të jetojmë bashkë”, ka thënë këngëtarja, shkruan Daily Mail.
Fituesja e shumëfishtë e Grammy prezantoi Benjamin Button në Instagram disa ditë më vonë me një foto së bashku, me mbishkrimin: “Dhe tani janë tre prej tyre”./Katror.info