Superfinalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll po zhvillohen me intensitet dhe emocione të larta. Dueli mes dy rivalëve të mëdhenj, Trepçës dhe Bashkimit, ka sjellë dramë dhe adrenalinë për tifozët, duke e kthyer serinë finale në një spektakël të vërtetë.
Ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit do të zhvillohet të mërkurën në ora 19:00.
Aktualisht, Trepça po avancon me rezultat 2:1 në seri. Skuadra që siguron katër fitore shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2024/25.
Seria filloi me fitore të Bashkimit në Prizren 84:77, por Trepça u rikthye fuqishëm duke fituar dy ndeshjet e radhës – 79:72 në Mitrovicë dhe 71:88 sërish në Prizren, duke siguruar epërsinë e fushës për pjesën e mbetur të finales.
Trepça, që këtë sezon ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe Superkupën, synon të afrojë më shumë mbrojtjen e titullit kampion. Ndërkohë, Bashkimi kërkon të barazojë serinë në 2:2 dhe të rikthejë avantazhin e fushës në ndeshjet e ardhshme.
Në gjysmëfinale, Bashkimi eliminoi Pejën me rezultat 3:1, ndërsa Trepça mposhti Sigal Prishtinën po ashtu me 3:1./Katror.info