Diva e muzikës botërore, Beyonce ka thyer çdo rekord të ‘Grammy Awards’. Këngëtarja ka fituar 32 çmime Grammy dhe u shpreh se po mundohej t’i mbajë emocionet.
“Po përpiqem të mos jem shumë e emocionuar”, u shpreh këngëtarja.
Pas çmimeve të fituara në edicionin e 65-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ajo është zyrtarisht artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori.