Biblioteka Kombëtare e Kosovës si një epiqendër e zhvillimit kulturor dhe arsimor të vendit po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, BKK bën me dije se gjatë këtij viti, ky institucion ka pranuar një numër rekord vizitorësh, mijëra persona e kanë vizituar deri më tani, duke e kthyer atë në një vend shumë atraktiv dhe turistik për vizitorët.
“Një pjesë e këndshme e këtyre vizitave është edhe Këndi Amerikan, që funksionon si pjesë integrale e BKK-së, duke ofruar një ambient miqësor, modern dhe tërheqës për vizitorët”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është thënë se përmes vizitave të shumta dëshmohet se Biblioteka Kombëtare e Kosovës luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor./Katror.info