Biblioteka Kombëtare po avancon me hapa të shpejtë drejt ndërtimit të një infrastrukture digjitale moderne. Vetëm gjatë javës së fundit janë digjitalizuar 75,000 faqe, një tregues i qartë i përkushtimit dhe efikasitetit të ekipit profesional që po realizon këtë proces voluminoz.
Që nga viti 2019 deri më 20 tetor, janë digjitalizuar rreth 1 milion faqe, duke ndërtuar kështu arritjen hap pas hapi gjatë viteve. Kapacitetet aktuale tregojnë një nivel të ri efikasiteti: me ritmin e sotëm, 1 milion faqe mund të përpunohen për vetëm 66 ditë pune, me një mesatare prej 15,000 faqesh në ditë.
Ky ritëm i digjitalizimit garanton që fondi dokumentar i Bibliotekës Kombëtare të bëhet gjithnjë e më i qasshëm, i mirë i konservuar dhe i sigurt për gjeneratat e ardhshme.
Biblioteka Kombëtare konfirmon përkushtimin e saj për të avancuar vazhdimisht proceset teknologjike dhe për të hapur rrugë një transformimi digjital të qëndrueshëm në shërbim të dijes dhe kulturës së vendit./Katror.info











