Në Kosovë ka vazhduar rënie e lehtë e çmimit të naftës. Një litër naftë është duke u tregtuar me 1.26 cent, kurse një litër benzinë 1.34 cent. Çmimi i derivateve të naftës së fundi ka shënuar rënien me të madhe prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Sot në shumë vende të Kosovës një litër naftë kushton nga 1.16 cent, derisa 1.34 cent është çmimi i benzinës.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.70 centë teksa bëri të ditur se këto çmime kanë qenë edhe para katër viteve.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 centë. Nafta është liruar, tani edhe maketet duhet t’i ulin çmimet”, dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë ma e lirë”.
Teksa ka krahasuar edhe çmimet e derivateve në rajon, sipas tij, Maqedonia e Veriut prinë për çmimet me të lira.
“Pasi çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tani po qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime ma të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore, çmimin e dizelit e ka më të ulët se ne, për arsye se akcizën e ka më të ulët për 0.20 cent”.
Çmimet në rajon dhe në Kosovës sipas Shoqatës së Naftëtarëve janë.
Kosovë Dizelli 1.26 €/ lit Benzina 1.34 €/lit Shqipëria- Dizel 1.59 €/lit Benzina 1.60 €/ Serbi Dizell 1.59 €/Lit Benzin 1.60 €/lit Mali Zi Dizel 1.41 €/lit Benzina 1.58 €/lit Bosnia* Dizel 1.30 €/lit Benzina 1.35 €/lit Maqedonia Veriore Dizel 1.17. €/lit Benzin 1.33 €/litër.
Rritja e çmimeve të naftës dhe derivateve të saj, që është cilësuar si shkak i shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera, është stabilizuar.
Çmimet e kësaj lënde kanë rënë në Kosovë, krahasuar me verën e kaluar kur kanë arritur kulmin. Por, trendi i shtrenjtimit të produkteve të tjera vazhdon. Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind dhe me rrogë mesatare rreth 480 euro. /Katror.info