Shitjet e telefonave inteligjentë ranë 18 për qind vitin e kaluar, rënia më e madhe për sektorin në një dekadë, pasi konsumatorët blenë me kujdes, njoftoi firma e kërkimit të tregut IDC.
Numri i përgjithshëm i pajisjeve të dërguara ishte 286 milionë, nga 329 milionë në vitin 2021, që do të thotë se shitjet totale në vitin 2022 ishin më të ulëta se në vitin 2013, dhe për herë të parë që atëherë, shitjet vjetore ranë nën 300 milionë telefona të shitur, sipas raportit.
Të pesë markat më të mëdha në tregun e telefonave shënuan humbje dyshifrore në baza vjetore.
Telefonat Vivo, të cilët përdorin sistemin operativ Android, ishin marka më e shitur vitin e kaluar, me 18.6 për qind të tregut dhe dërgesat e tyre ranë për një të katërtën.
Marka e dytë më e shitur ishte “Honor”, e ndjekur nga “Apple” dhe “Oppo”. Rënia e shitjeve të smartfonëve në Kinë u reflektua në shitjet në këtë sektor në nivel global, pasi dërgesat globale të smartfonëve arritën në 1,2 miliardë, që është më e ulëta që nga viti 2013 dhe paraqet një rënie prej më shumë se 11 për qind./Katror.info