katror.info
Notification
Postimet e fundit
Jay-Z shpallet reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë
People
Në fabrikën Giga Berlin, Tesla arrin prodhimin e 5,000 veturave elektrike në javë
Life Style
Foto: Telegrafi
Ekipi shqiptar BLINK siguron finalen në turneun e CS:GO – European Pro League
Sporti n'Katror
Foto: CNN
Shtëpia franceze e Edward VIII dhe Wallis Simpson do të bëhet muze
Shije
Foto: Telegrafi
Adriana Lima shkëlqen me paraqitjen në premierën e filmit “Air”
People
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    9 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    5 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Parashihet shtrirja e sportit të xhudos në të gjitha shkollat e Kosovës
    1 hour ago
    Filharmonia mban koncert në Gjakovë
    2 hours ago
    Mjeku shqiptar që shkëlqen në “Johns Hopkins”: Aplikova mbi 100 herë për specializim
    8 hours ago
    Holanda lidere në Evropë sa i përket energjisë diellore për kokë banori
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    10 months ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    10 months ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Jay-Z shpallet reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë
    4 mins ago
    Adriana Lima shkëlqen me paraqitjen në premierën e filmit “Air”
    44 mins ago
    Forbes: Pasuria e Jay-Z është 2.5 miliardë dollarë
    3 hours ago
    Rita Ora dhe Taika Waitit kthehen në Australi, me veshje sportive shihen në Aeroportin e Sydneyt
    4 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    10 months ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    10 months ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Inteligjenca artificiale si mjet për të hedhur dritë mbi krijimin e universit
    1 day ago
    Franca ndalon TikTok-un
    1 day ago
    Sa vlen sot Twitter sipas Elon Musk?
    1 day ago
    Babai bëhet viral me përgjigjen ndaj mësuesve kritikë për drekën ‘jo të shëndetshme’ të vajzës së tij
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    10 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    10 months ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    6 months ago
    Postimet e fundit
    Shtëpia franceze e Edward VIII dhe Wallis Simpson do të bëhet muze
    35 mins ago
    8 këshilla t’ushqyerit që DUHESH me i ditë po që se agjëron
    5 hours ago
    Zbuloni tri ushqime që ju rrisin lumturinë!
    15 hours ago
    Pilaf me limon; pilafi që me shnicllet e pulës ma s’shumti shijon
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    5 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    6 months ago
    Postimet e fundit
    “Mrekullitë e Shqipërisë” shfaqen në kanalin britanik Channel 14
    14 hours ago
    “Shpatat e kryqëzuara”, kryevepra e re arkitekturore në Katar
    15 hours ago
    Finlanda ofron udhëtime falas për t’i mësuar njerëzve se çka është lumturia
    1 day ago
    Shtylla kryesore e turizmit në Shqipëri mbeten shqiptarët e Kosovës
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: Biokompjuterët e ndërtuar me neurone njerëzore
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Biokompjuterët e ndërtuar me neurone njerëzore
Life Style

Biokompjuterët e ndërtuar me neurone njerëzore

Last updated: 11/03/2023 6:02 PM
16 Shikime
Shpërndaje
Foto: Pixabay
Shpërndaje

Një studim i ri flet mbi mundësinë e prodhimit të pajisjeve me pajisje biologjike. Pra një Inteligjencë artificiale, por me një përmasë njerëzore, që do të bazohet tek procesorët e ndërtuar me qeliza nervore njerëzore të vërteta, të ashtuquajturit biokomputerë.

Kjo qasje e re “hibride” ndaj teknologjisë së informacionit, po diskutohet aktualisht nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti John Hopkins dhe institute të tjera kërkimore. Në një studim të sapo-botuar në revistën “Frontiers in Science”, ata përshkruajnë mënyrën se si mund të krijohet një pajisje e bazuar tek një harduer biologjik.

Pra neuronet e kultivuara të njeriut të quajtur organoidë të trurit, që mund të programohen për të zgjidhur probleme, dhe në përgjithësi të kryejnë detyra të caktuara llogaritëse. “Ne e kemi quajtur këtë fushë të re ndërdisiplinore Inteligjenca Organoide, OI. Për ta zbatuar këtëkoncept po punon një komunitet shkencëtarësh të shkëlqyer. Ne besojmë se ajo do të nisë një epokë të re të bioinformatikës efikase, të shpejtë dhe të fuqishme”- thotë Tomas Hartung nga Universiteti John Hopkins.

Mundesh me e lexu edhe…

Foto: ABC News

Si ndikojnë tatuazhet në sistemin tonë imunitar?

Foto: JESSE PLOTKIN/JOHNS HOPKINS UNIVERSITY

Për të shmangur dyshimet, duhet të saktësohet se për momentin ideja “është thjesht teorike”  siç e thekson për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA, Kiara Maljaro, studiuese e Qendrës E. Piaggio në Universiteti i Pizës. Ajo shton se “imagjinon në perspektivë shfaqjen e një brezi të ri kompjuterësh të frymëzuar nga trupi i njeriut”.

- Advertisement -

Po çfarë janë organoidet cerebrale? Krijimi i organeve njerëzore në epruvetë (zemra, veshkat, pankreasi etj) është një teknikë që përdoret tashmë prej disa vitesh, sidomos për testimin e barnave ose për studimin e ndryshimeve mikro–strukturore tek indet e sëmura.

Ato mund të prodhohen në mënyra të ndryshme. Për shembull duke filluar nga qelizat e gjalla, si në rastin e projektit NAP apo me materiale artificiale. Në vitin 2016 një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Vanderbilt krijuan në laborator një mikro-mëlçi që riprodhon kushtet e një mëlçie të vërtetë dhe që ofron informacione me vlerë për të kuptuar sistemet e mbijetesës së qelizave të mëlçisë si dhe mundëson studimin e efekteve të barnave në inde.

- Advertisement -

Në vitin 2022 (por nuk ishte hera e parë) një grup studiuesish nga Universiteti i Torontos dhe Montrealit zhvilluan një sistem që kombinon një sistem polimeresh dhe kultura qelizore për të riprodhuar barkushen e majtë të zemrës. Ajo po përdoret për të studiuar funksionin qelizor dhe të indeve, pa pasur nevojë për kirurgji invazive apo testime te kafshët.

Po në këtë mënyrë po arrihet tek truri. Në vitin 2019, një studim i botuar në revistën “Stem Cell” përshkroi krijimin e një mini-truri, nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, i aftë të shfaqë një aktivitet cerebral shumë të ngjashëm me atë të trurit të fëmijëve të lindur para kohe.

Ndërkohë në vitin 2021, një tjetër mini-tru në një epruvetë, i krijuar nga startup-i teknologjik Cortical Labs, arriti madje të “luajë” videolojën Pong. Teknikisht, organoidet cerebrale nuk janë saktësisht mini-tru të tipit të sapo–përshkruar, por ato ndajnë shumë aspekte dhe karakteristika, veçanërisht në aspektin e strukturës dhe “funksionalitetit”, duke përfshirë performancën e aktiviteteve njohëse (elementare) si mësimi dhe memorizimi.

Atëherë, pse të mos përpiqemi të përdorim një imitim të trurit njerëzor për të ndërtuar një kompjuter? Për këtë ka disa arsye, dhe të gjitha shumë të vlefshme:“Kompjuterët tradicionalë, të bazuar tek silikoni, janë sigurisht shumë të mirë në manipulimin e numrave –shpjegon Hartung – por truri është shumë më i mirë në mësimin e informacionit.

Për shembull, AlphaGo, inteligjenca artificiale e Google që mposhti kampionin botëror Go në vitin 2016, u trajnua duke studiuar rreth 160.000 lojëra. Një qenie njerëzore duhet të luajë 5 orë në ditë për më shumë se 175 vjet për të arritur në të njëjtin numër. Ndërkohë përveçse është më i aftë për të mësuar, truri i njeriut është gjithashtu shumë më efikas se sa një kompjuter.

Energjia e nevojshme për të trajnuar AlphaGo ishte më e lartë se ajo e nevojshme për të “ushqyer” një qenie njerëzore të rritur për 10 vjet. Dhe nuk mbaron këtu, pasi edhe për nga kapaciteti nuk ka krahasim. “Truri ka një kapacitet të jashtëzakonshëm, rreth 2500 terabajt. Ne po arrijmë kufijtë fizikë të silikonit, pasi nuk mund të vendosim më shumë transistorë në çipa.

- Advertisement -

Ndërkohë truri është “lidhur” në një mënyrë krejtësisht të ndryshme:ai ka rreth 100 miliardë neurone, të lidhur në një numër të madh pikash lidhjeje. Është një ndryshim i madh fuqie, krahasuar me teknologjinë aktuale. Por si mund të realizohet kjo në praktikë?

Nga ky këndvështrim jemi ende shumë larg qëllimit. “Së pari duhet të jemi në gjendje të zmadhojmë organoidet cerebrale. Për momentin ato janë shumë të vogla, dhe secila prej tyre përmban rreth 50 mijë qeliza. Ne duhet të jemi në gjendje të arrijmë të paktën 10 milionë qeliza”- thekson Hartung, që shton se për momentin është e pamundur të vendoset një afat kohor realist./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Jay-Z shpallet reperi më i pasur me 2.5 miliardë dollarë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Në fabrikën Giga Berlin, Tesla arrin prodhimin e 5,000 veturave elektrike në javë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Mjeku shqiptar që shkëlqen në “Johns Hopkins”: Aplikova mbi 100 herë për specializim
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Pharrell Williams e Lorraine Schwartz shesin bashkë bizhuteri të bartura nga VIP-at

TAGGED: biokompjutere, Kompjutere, Lifestyle, people
Arsim Buxhovi March 11, 2023
Shpërndaje
Facebook TwitterEmail Print
Artikulli i mëparshëm Sa vlen një “Oscar” dhe nga çfarë materiali është bërë?
Artikulli i ardhëshëm General Motors shqyrton mundësinë e përdorimit të ChatGPT në veturat e saj
Komenti juaj Komenti juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

katror.info

Break the bad news habit :) Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror!

katror.info
#prishtinajone 💙 Pemët që i duhen secilit q #prishtinajone 💙 

Pemët që i duhen secilit qytet 🙂
Një dhuratë nga Kopenhaga 🇩🇰 credits: Cla Një dhuratë nga Kopenhaga 🇩🇰

credits: Claudio Ciardi / Copenhagen
#miremengjes Pranverë në Itali 🌸🌼 Credi #miremengjes 

Pranverë në Itali 🌸🌼

Credits: beutiful italy
#AktivizmiQytetar Shumë studentë të verbër po #AktivizmiQytetar
Shumë studentë të verbër po ia shohin hajrin punës vullnetare të aktivistëve të cilët po ua përgatisin librat e incizuar në formë të #audiobooks 🎧📚

#aktivizmiqytetar #katrormedia #lajmetemira #anisaismaili #prishtina #kosova #universitetiiprishtinës #up #fakultetijuridik
Njoftim me vonesë se po kemi shumë punë... Njoftim me vonesë se po kemi shumë punë...
#kurpranveraishteneprishtine 💐 📷 Elton Kastr #kurpranveraishteneprishtine 💐
📷 Elton Kastrati | #KatrorMedia
Më shumë Follow us
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Welcome Back