katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kurti për konstitumin e Kuvendit: I kemi tri javë kohë, më vonë nuk bën
    9 hours ago
    Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh
    9 hours ago
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
    13 hours ago
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat ekstreme
    17 hours ago
    Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
    18 hours ago
    RLIOF me homazh muzikor për Nexhmije Pagarushën
    20 hours ago
    Nesër mbahet konferenca “Media Talk Day” në Prishtinë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group
    14 hours ago
    Chelsea zyrtarizon transferimin e Joao Pedro nga Brighton
    15 hours ago
    Adelina Ismaili rikthehet me mini-albumin dedikuar gruas
    20 hours ago
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    3 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    4 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    7 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bjeshkët e Nemuna mahnisin redaktorin e Financial Times
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Bjeshkët e Nemuna mahnisin redaktorin e Financial Times

Last updated: 03/11/2022 1:13 PM
216 Shikime
Shpërndaje

Në një udhëtim nëpër Bjeshkët e Nemuna, redaktori i udhëtimeve në gazetën Financial Times, Tom Robbins mbeti i mahnitur gjatë eksplorimit të bukurive që fshehin këto male, dhe kësisoj vendosi t’ia kushtonte një artikull kësaj pasurie natyrore.

Tom Robbins është Redaktor i Udhëtimit në FT që nga viti 2010 dhe mori titullin Gazetari i Vitit për Udhëtime, në Çmimet e Shtypit të vitit 2019. Ka qenë më parë redaktor i udhëtimeve në Observer, redaktor i automobilizmit në Sunday Times dhe është autor i librit White Weekends (Bantam).

Tom Robbins shkruan për Bjeshkët e Nemuna:

Mundesh me e lexu edhe…

Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh

Kur u ktheva nga lokali, vura re diçka që më bëri të ndihesha shumë i vetmuar dhe shumë larg nga shtëpia.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Luginën e zunë dalëngadalë hijet, ndërsa dielli perëndonte pas një kreshte të largët. Ndodhesha në një rrugë të rrethuar nga të dyja anët nga një ”lëmsh” ​​i dendur ahesh dhe thuprash ngjyrë argjendi, rreth një orë më këmbë prej hotelit.

Foto: Financial Times. CopyRights: Heliski Albania

Dhe, e ngrirë në dëborë para meje shtrihej një putër e madhe rrëqebulli.

Kur dikush më thoshte se këto pyje ishin shtëpia e arinjve, rrëqebujve dhe ujqërve, i kushtoja pak vëmendje. U përkula dhe përdora lapsin tim ta matja gjurmën, teksa futej lehtësisht brenda. E çka dija unë për ujqërit?

S’ishte vetëm jeta e egër që zgjoi papritur ankthin tek unë ndërsa vrapova përsëri në shteg atë natë. Nodhesha thellë në Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë, emër ky që duket se ka shumë shpjegime, por asnjëri s’është tamam gazmor. Zonë e ndaluar për pesë dekada gjatë epokës komuniste së vendit, rajoni më vonë u bë i njohur për gjakmarrjen, shpopullimin masiv dhe dhunën e herëpashershme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në librin e tij të vitit 1998, ”Bjeshkët e Nemuna”, Robert Carver takon dy misionarë që kanë hapur një zyrë turistike në Bajram Curri, qyteti më i afërt me vendin ku ndodhesha unë.

Photo: Financial Times

Kjo është një ide që atij i duket tinëzare: ”Bajram Curri bëri që Haiti dhe Liberia të duken si Riviera Franceze. Ndoshta mund të filloni me një agjenci udhëtimesh të specializuar. Çdo klienti do t’i garantohej të paktën dizenteria dhe plagët me armë zjarri. Bajram Curri do të kualifikohej patjetër”.

Megjithatë, çka do të kishte menduar ai për faktin që unë ndodhesha këtu për të përjetuar argëtime të këndshme të pushimeve, për një ski trip?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe kjo, në vend që të ishte pika e një aventure qëllimisht të çuditshme dhe të pazakontë, Shqipëria do të ofronte një nga skijimet më të bukura që kam provuar ndonjëherë.

Fluturova për në Prishtinë, pastaj mora një taksi ndërkohë që shiu u shndërrua në dëborë ndërsa ecnim. Menjëherë pas hyrjes në Shqipëri, shoferi im më drejtoi te bunkerët pranë rrugës – disa prej 750 000 të instaluara nga Enver Hoxha, teksa forconte vendin e izoluar midis viteve 1960 dhe 1980.

Jo shumë kohë më pas, kaluam rrugën e tërthortë për në Tropojë, të cilën shoferi ma tregoi duke u rrëqethur, si një bastion mafioz. (Ndoshta ishte ndikuar padrejtësisht nga përdorimi i tij si vendlindja e gangsterëve në filmin ”Taken” të Liam Neeson, megjithëse për një zonë malore rurale dukej se kishte një numër të pazakontë SUV-ash të lartë me xhama të errët dhe targa angleze).

Foto: Financial Times. CopyRights: Heliski Albania

Në Bajram Curri u kthyem drejt veriut në një urë të varur dhe më pas në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, një luginë e egër dhe e thyer.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërtesat dhe flladi përgjatë rrugës së qytetit ia lanë shpejt vendin peizazheve të bukura natyrore, ku rruga ndiqte vijën e një lumi të vrullshëm me dëborë të shkrirë.

Pranë fshatit të Dragobisë kaluam një sërë shtëpish-ferma me pamje idilike dhe paraindustriale, hambare si në pikturat e Cloude Monet, me kullota të kufizuara me gardhe shtyllash druri.

Në momentin që mbërritëm në Qendrën Turistike të Valbonës, në një grup shtëpizash prej druri, ku do të qëndroja, ndodhej edhe një helikopter i parkuar në mënyrë të papërshtatshme aty pranë — moti vazhdonte të mbyllej edhe më shumë, ndërsa dhe unë u ngjita në majë të këmbëve plot dëborë të freskët drejt derës.

Tom RObbins, Photo: Financial Times

Bora nuk u ndal edhe për ditën e nesërme. Sullfaqet e bardha dukeshin më të mëdha se shtyllat e gardhit sa herë që i shikoja nga dritarja, degët e pemëve dhe tehet e helikopterit përkuleshin nën peshën e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, hapa derën e bujtinës dhe zbulova se qielli ishte i pastër prej reve. Drita e diellit pastronte majat e thyera që ngriheshin nga lugina duke të ta lënë përshtypjen si Dolomitet.

Ndryshe nga Dolomitet, në veri të Italisë, të ndërthurur me teleferikë dhe restorante malore, këtu nuk kishte asgjë: asnjë infrastrukturë skijimi, vetëm disa shtëpi pritjeje (dhe shumica e tyre të mbyllura gjatë dimërit), vetëm një rrugë që shkon lart luginës pa dalje.

Gjersa soditja pamjen, ca kuaj u afruan dhe sorrollateshin aty pranë, të pashoqëruar dhe me sa duket kishin dalë vetëm për shëtitje.

Së shpejti fluturuam me helikopter: Katër udhëtarë udhërrëfyesi ynë slloven, Rok Zalokar dhe piloti gjerman, Dethlef Gensel. U ngjitëm shpejt duke u nisur drejt perëndimit dhe drejt kreshtës së lartë në skajin më të largët të luginës së Valbonës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Diku nën dëborë ishte rruga që të çonte në luginën fqinje të Shalës, një rrugë e cila ishte “një nga më të rrezikshmet në Shqipërinë e Veriut”, sipas librit të Carver të vitit 1998.

“Askush, as shqiptari më i guximshëm nuk e përdori këtë zonë, nëse nuk ishte i armatosur dhe i shoqëruar nga miq të armatosur”, shkruan Carver.

Foto: Financial Times. CopyRights: Heliski Albania

Ikëm nxitimthi, me stomakun që më pështillej, ndërsa toka humbi tërësisht poshtë nesh.

Zbritëm në majë të një grumbulli majash midis fshatrave Theth dhe Ducaj, u ngjitëm dhe më pas pamë sesi helikopteri na zbriti në luginë. Zhurma e tij sikur nxirrte në pah izolimin tonë të plotë. Zalokar buzëqeshi, na dha ca drejtime rreth rrugës dhe më pas me helikopter u zhduk në dëborë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fund, rreth 1000 metra poshtë, u rigrupuam, pa frymë dhe duke shkëlqyer. Si quhej ky udhëtim? E pyeta Zalokarin. S’kishte përgjigje – kjo ishte hera e parë që bënte ski; ndoshta askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë. Vazhduam të ecnim gjithë mëngjesin, derisa kërcënimi i motit të keq na detyroi të ktheheshim; kishim bërë nëntë ecje të paharrueshme, të gjitha zbritjet e para.

Fluksi i parë i turistëve mbërriti në Shqipëri menjëherë pas rënies së komunizmit, në 1992, por tranzicioni i lëkundur drejt një ekonomie tregu çoi shpejt në paqëndrueshmëri të mëtejshme. Familjet shisnin shtëpi dhe bagëti në ato që rezultuan të ishin skema piramidale. Kur ato u shembën përfundimisht, në 1997, pati një kryengritje të armatosur dhe një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare u dërgua për të rivendosur rendin. Kosova fqinje u gjend në luftë një vit më vonë.

Si rezultat, vetëm gjatë dekadës së fundit turistët kanë filluar të eksplorojnë malet përreth Valbonës – madje edhe atëherë, vetëm në numër të vogël dhe pothuajse ekskluzivisht në verë. Grupi i rastësishëm i tureve të skive mund të kalojë, duke u ngjitur dhe duke përdorur lëkura ngjitëse në bazën e skive të tyre, por majat më pak të thepisura diku tjetër në vend janë më të përshtatshme për ski. Kjo përbën  një perspektivë të rrallë në Evropë, një brez malesh pak të vizituara dhe me pak ski, ideale për ski me helikopterë.

Fakti që ndodheshim këtu ishte plotësisht falë Zalokarit, i cili, ndërsa trajnonte guida në Kosovë, në vitin 2018, ishte ngjitur në Gjeravicë, një majë afër kufirit shqiptar, dhe kishte parë Valbonën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jam mahnitur. Kam jetuar gjithë jetën në rajonin e Ballkanit. E dija se kishte disa male vërtet të bukura për skijim dhe për të ngjitur afër Malit të Zi dhe Kosovës, por me të vërtetë kurrë se kam ditur se sa potencial kishin këto male”, thotë ai.

Photo: Financial Times

Zalokar mësoi të bënte ski qysh dy vjeç, për t’u bërë më vonë një ‘Base Jumper” si dhe një “stone Monkey” si në skenen “Yosemite” të ngjitjes. Më vonë filloi të stërvitej si udhërrëfyes dhe të punonte për operacionet me heliski në Suedi dhe Alaskë. Pasi vizitoi Valbonën, në vjeshtë, ai dhe e dashura Petra Brajnik hapën kompaninë e tyre të re të heliskive, këtu, në janar 2019.

Janë ende ditët e para. Pas një ndalje si rrjedhojë e pandemisë, këtë vit ishte vetëm sezoni i tretë, ku secili zgjati vetëm tre javë. Gjatë qëndrimit tim ishin shtatë të ftuar të tjerë (operacionet e mëdha të Amerikës së Veriut mund të kenë pesëfishin e këtij numri). Një burrë, një sipërmarrës me qendër në Zvicër, më tha se për vite të tëra kishte bërë një pelegrinazh vjetor në heliski, në Kolumbinë Britanike. Pasi erdhi këtu, nuk i dukej e nevojshme të shkonte më atje.

Kështu pra, njëatmosferë që ka potencialisht zbulime të reja dhe gjëra të reja ruan kjo zonë. Ekziston gjithashtu një ndjenja e të qenit pjesë e një ekipi dhe jo thjesht një klient në një operacion tregtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Grupi është mjaft i vogël, aq sa të ftuarit dhe stafi hanin vakte së bashku në disa tavolina të përbashkëta, tregimet e skijimit që ndaheshin së bashku me pjatat me mish qengji të pjekur, speca të mbushura, patëllxhanë të pjekur dhe raki kumbulle. Një natë u mblodhëm rreth një zjarri për të dëgjuar njërin nga stafi të luante në violinë; një natë tjetër, i largonim tavolinat në dhomën e ngrënies për një trupë vendase që performonte valle tradicionale. Këtu mos i pritni vaskat e nxehta apo sallonet e purove, që gjenden në disa shtëpi kanadeze për heliski.

Argëtimet më të paharrueshme gjenden në malet përreth. Në ditën tonë të dytë, zbritëm në veri të Thethit dhe pamë re që dukej se po binin pranë nesh, si një përrua që lëviz me shpejtësi mbi një gur të lëmuar. Malet këtu kulmojnë në rreth 2 600 metra. Një tjetër ecje përfundoi në skajin e sipërm të një pylli me pisha të zeza, disa me pemë pesë shekullore, me trungjet e tyre të rrudhura si këmbët e majme të një elefanti.

Kur zbritëm në fund të ditës, dy gra kishin ndezur një zjarr në natyrë afër hotelit për të përgatitur fli, një pjatë tradicionale shqiptare, shtresa petullash të holla të përgatitura në qymyr dhe të servirura me reçel fiku dhe mjaltë vendas gështenjash. Më vonë fola me Hysni Selimajn, i cili punonte në hotel. Tani, 50 vjeç, ishte rritur në luginë.

“Jeta ka qenë shumë e vështirë”, thotë ai, ndërsa kujtoi se, si fëmijë kishte bërë skitë e tij nga dërrasat e e cpirrta të drurëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nevojat elementare, ushqimi dhe veshmbathja ishin mungesë dhe rruga e pashtruar deri në luginë bëhej shpesh e pakalueshme në dimër, duke i bërë ato të pakalueshme për javë të tëra”, rrëfen Hysniu.

Pasi u hap kodra, u hap edhe vendi, Kur bota më në fund filloi t’iu hapej, në vitet 1990, shumë shqiptarë u larguan në kërkim të perspektivave më të mira jashtë vendit.

“Në vitin 1997, Valbona kishte mbetur me 10 familjet e saj të fundit”, sipas Selimajt.

Ai u nis për në Greqi dhe më pas për në Gjermani, por si shumë shokë u kthye në fund, duke përdorur të ardhurat e tij për ta hapur një bujtinë të vogël dhe për t’u kujdesur për numrin ngadalë në rritje të vizitorëve gjatë verës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Turizmi dimëror, megjithatë, mbetet pothuajse inekzistent, kryesisht i kufizuar tek shqiptarët që udhëtojnë me makinë në fundjavë për të bërë foto të dasmave apo selfie në Instagram në dëborë.

Hoteli ynë rrinte hapur për tri javë vetëm për t’u kujdesur për skiatorët e helikopterëve. Zalokar shpreson ta zgjasë gradualisht sezonin e tij në gjashtë javë dhe se skijimi me helikopter mund të ndihmojë në inkurajimin e turizmit dimëror në shkallë të vogël, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë gjatë gjithë vitit të fshatrave të vegjël të luginës. Sigurisht, shpenzimet e helikopterëve vijnë me shenja karboni që rëndojnë ekonomikisht, kundrejt përfitimeve për mjetet e jetesës lokale.

Photo: Financial Times

Airbus H125 që përdorëm konsumon rreth 32 litra karburant për çdo pasagjer që paguan në orë; mysafirët zakonisht fluturojnë për katër orë gjatë udhëtimit të tyre gjashtë netësh. Metodat e llogaritjes së emetimeve të karbonit ndryshojnë, por, nga këndvështrimi, emetimet që rezultojnë do të ishin dukshëm më të vogla se sa për një fluturim ekonomik kthimi nga Londra në Nju Jork ose Dubai.

Më duhej të largohesha herët nga grupi për t’u kthyer në Londër, duke marrë me vete vetëm dy ditë e gjysmë skijimi në Valbonë. Edhe në atë kohë bëmë 23 ecje, 14 prej tyre zbritje të para (dhe njëra prej të cilave, në hartën e madhësisë së murit në dhomën e udhërrëfyesve, tani mban emrin e fëmijës tim më të vogël).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ditën e tretë, ne fluturuam me udhëzuesin italian Enrico Mosetti dhe bëmë një sërë pikash në anën jugore të luginës. Kushtet ishin perfekte – diell i ndritshëm, qiell kaltër i thellë, borë më e madhe. Aty ku disa udhërrëfyes të skive me helikopterë do t’i drejtojnë gjithmonë klientët në shpatet me kënd më të ulët.

Mosetti ishte qartësisht i etur për ta shfrytëzuar sa më shumë këtë mundësi dhe na udhëhoqi në një seri ecjesh emocionuese, një nga kreshta e majës në një kullotë të ngushtë dhe më pas të gjithë rrugën për në shtrirjen e luginës, një zbritje prej 1400 metrash vertikale.

Skiatorët e njohin emocionin dhe dëshirën e ecjes së fundit të një udhëtimi, dëshpërimin që të mos mbarojë, disa kthesa shtesë të shtrydhura përpara fundit të pistave, ndjesi që do të ishin të zakonshme, që papritur bëhen të bukura kur je në dijeni shumë shpejt do të jenë të arritshme vetëm pas një viti. Tash imagjinoje se ecja i fundit është qindra metra pluhur i bardhë i përsosur, i thellë deri në kofshë, me sipërfaqen që shkëlqen nga rrezet e diellit dhe i pa skijuar më parë. Dhe tash imagjinoj udhëzuesin që kthehet dhe të thotë: “Është lëshimi juaj i fundit, më mirë bëje i pari”.

Shkrimi është marrë nga Financial Times, shkruar nga Tom Robbins./Katror.info.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
TAGGED:Albanian MountainsexploringFinancial TimesHeli-skiingMountainsSki-tripstop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Zëri i Amerikës. Zilet me kamera, pajisje efektive në ruajtjen e shtëpive
Artikulli i ardhshëm Foto: Le 11 HDF. Misteri Edon Zhegrova!
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës

22 Shikime
Udhë

40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

16 Shikime
Udhë

Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?