Duke qenë se viti 2024 është afër, revistat e udhëtimit po nxjerrin në pah rekomandimet për udhëtimet në vitin e ardhshëm dhe National Geographic publikoi së fundmi një listë të destinacioneve më emocionuese për vitin 2024.
Lista përfshin 30 destinacione në të gjithë botën, nga Alpet Shqiptare e deri te pyjet e Andrefanës në Madagaskar. Evropa dominon pothuajse gjysmën e listës me 13 destinacione, duke përfshirë kryeqytetin e Maltës Valetta dhe Pompein në Itali.
Sipas listës “The Cool”, vendin e parë e kanë zënë Alpet Shqiptare apo Bjeshkët e Nemura, masivi malor në veri të Shqipërisë dhe në Malin e Zi lindor.

“Bjeshkët e Nemura, kjo mbretëri e majave të thepisura është ëndrra e një alpinisti, ku rrëqebulli bredh nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë dyshemetë e luginës,” sipas National Geographic.
I dyti në listë është Belfast, i cili thuhet se ka përjetuar një rritje të numrit të vizitorëve duke filluar nga viti 2010, të joshur pjesërisht nga muzeu i ri i Titanic Experience.
Në vendin e tretë është Emilia-Romagna në Itali, e ndjekur nga Galloway Southern Ayrshire në Skoci, Nordland në Norvegji dhe North Yorkshire në Angli.
Gadishulli Jukatan i Meksikës është një tjetër destinacion i theksuar si një nga më emocionuesit për të udhëtuar vitin e ardhshëm dhe nuk është për t’u habitur, duke qenë se Merida, qyteti më i madh i vendit, gjithashtu u përfshi në listën e destinacioneve të njohura sipas Booking.
Destinacione të tjera përfshijnë Sikkim në Indi, i cili krenohet me pamje mahnitëse të Himalajeve dhe Victoria, Australi, falë një udhëtimi të ri që viziton burimet e nxehta termale të zonës.
Destinacionet më emocionuese në Evropë sipas National Geographic janë:
Alpet Shqiptare, Shqipëri
Belfast, Irlanda e Veriut
Emilia-Romagna, Itali
Galloway dhe South Ayrshire, Skoci
Nordland, Norvegji
North Yorkshire, Angli
Pompei, Itali
Saimaa, Finlandë
Tartu, Estoni
Valeta, Maltë
Uellsi
Rajoni Wild Atlantic Way, Irlandë. /Katror.info
Përgatiti:
