katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    8 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    8 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    10 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    8 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    10 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    14 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    8 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    8 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    8 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    13 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    14 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    12 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    14 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    14 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Blackstar”, triumfi i fundit i David Bowie-t
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Blackstar”, triumfi i fundit i David Bowie-t

Last updated: 15/10/2023 8:03 AM
220 Shikime
Shpërndaje
Foto: The Guardian

Projektet e David Bowie kryesisht janë konceptuar si diçka jashtë konventave të zakonshme arti, nuk kanë qenë në përputhje me trendet e kohës, por diçka për çka do të duhet pak më tepër kohë dhe mund për t’u kuptuar.

Projekti i tij i fundit, “Blackstar” (Ylli i zi) i konceptuar si një lamtumirë për jetën tokësore të tij, është një nga më mbresëlënësit, dhe gjithashtu më i dhimbshëm.

Fakti se ekzistenca fizike i këtij kameleoni në art ka mbaruar ishte jashtë çdo besueshmërie.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

Kameleonët ndryshojnë pamjen, por nuk zhduken. Albumi “Blackstar” nuk e pat lehtësuar dhimbjen. I publikuar më 8 janar 2016 për ditëlindjen e tij dhe dy ditë para vdekjes më 10 janar, dëgjimi i tij merr përmasa tjera, shumë trishtuese, por edhe shumë gjëra që ishin aty u bënë të qarta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në dritën e lajmit për vdekjen e tij, më 10 janar 2016 një nga temat kryesore të albumit merr dimensione të reja, gjë që mund të shihet në këngën Lazarus – rrëfimi i një personi që ndihet i vdekur mendërisht, por ende endet nëpër botë dhe pret lirinë në vdekje.

Lamtumira ndihet në çdo notë, në tekste, në pamjet shoqëruese. Vetë kopertina tashmë duket sikur vetë artisti ka ngritur flamurin e zi. Mosha dhe sëmundja i dhanë gravitet zërit të Bowie-t dhe vajtimet e saksofonit të Donny McCaslin-it veçanërisht në këngën “Lazarus”.

“Shiko lart këtu, unë jam në parajsë,

Unë kam plagë që nuk mund të shihen,

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Unë kam një dramë që nuk mund të vidhet”;

mburret ai me vetëdije në Lazarus: “Të gjithë më njohin tani.”

Ndërsa muzikantët e moshuar bien në nostalgji dhe shqetësime, Bowie flet nga pozicioni i një qenieje që e di se as pavdekësia nuk është çelësi i kënaqësisë. Lehtësimi i vizionit të shqetësuar vërehet vetëm nga balada e drejtpërdrejtë “Brel Dollar Days”, ku zëri i Bowie tingëllon i freskët, pothuajse rinor, por ai përsërit me këmbëngulje:

“Po përpiqem, por edhe po vdes” dhe tretet në solo gati trishtues të saksofonit në finale, e cila duket si përfundimi më i thjeshtë i asaj që mund të thuhet për jetën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E megjithatë, ndoshta asnjë nga ata që e patën albumin para asaj dite fatkeqe nuk e kanë kuptuar këtë lidhje. Nuk ndodh shpesh që një yll rock të shkruajë rekuiem-in e tij, përveç Mozzart-it në kohën e vetë.

David Bowie më 23 qershor 2004 gjatë koncertit në Pragë pati një atak në zemër (i diagnostikuar gabim në atë kohë si një nerv i shtypur), i cili e detyroi që të largohej nga skena për të marrë kujdesin mjekësor. David Bowie iu nënshtrua angioplastikës për një arterie të bllokuar të zemrës në fund të qershorit 2004. Ai u tërhoq kryesisht nga publiku. Regjistrimet e tij të vetme në studio ishin kontribute të vogla për artistë të tjerë. Ai reduktoi kontaktet me shumë nga bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm pas operacionit të tij. Thashethemet qarkulluan se ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore, veçanërisht pasi ai refuzoi ftesat e përsëritura për të performuar në Lojërat Olimpike Verore 2012 në Londër.

Pak sa befasisht më 2013 ai realizon albumin “The Next Day” dhe në një farë mënyrë lajmërohet se është gjallë dhe në kondicion të mirë krijues sepse albumi shpallet ndër më të mirët të realizuar ato vite. Bota artistike i gëzohet kthimit të tij, por ai prapë zhduket nga jeta publike.

David Bowie e realizoi Blackstar ndërsa vuante nga kanceri i mëlçisë. Albumi u zhvillua në fshehtësi në Magic Shop dhe Human Worldwide Studios në New York, Bowie dhe bashkëpunëtori i tij Tony Visconti ishin bashkë producent. Bowie filloi të shkruante dhe të bënte demo për këngët që shfaqen në Blackstar sapo përfunduan seancat për The Next Day. Dy këngë, “Sue (Or in a Season of Crime)” dhe “Tis a Pity She Was a Whore”, ishin publikuar më parë, por u ri-regjistruan për “Blackstar”. Titulli i kësaj të fundit rrjedh nga një dramë e dramaturgut anglez të shekullit të 17-të John Ford. Kënga “Lazarus” u përfshi në muzikalin e  Broadway të Bowie-t me të njëjtin emër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi hapet me kompozimin titullar dhjetë minutësh të përmendur tashmë, në të cilin Bowie së bashku me producentin Tony Visconti arritën të bashkojnë elementë nga Scott Walker, Jazztronica, Aleister Crowley, Bartók dhe Friedrich Nietzsche dhe krijojnë një lidhje që është sa sfiduese avangarde aq edhe një festë për veshët dhe sytë (duke marrë parasysh videot e mrekullueshme).

“Blackstar” është një odë për vijën e hollë midis mbijetesës dhe zhdukjes.

Nostalgjia, ndjenja dhe patosi u lanë mënjanë, Bowie doli me një vepër që konfirmoi edhe një herë aftësinë e tij për të ecur vazhdimisht përpara (edhe pse ky ishte stacioni i tij i fundit) dhe për të provuar gjëra të reja. Kritikët e muzikës kishin zakon të thonin se David Bowie ishte gjithmonë një hapë përpara të tjerëve në krijimin e trendeve, e si duket me “Blackstar” këtë hap e ka betonuar edhe për një kohë shumë të gjatë.

Për sa i përket zhanrit, “Blackstar” vështirë është të definohet por ekspertët thonë se lëviz diku mes xhazit avangard, xhazit të lirë dhe rokut eksperimental e që për Bowie-n, që këtë rast merret me vdekshmërinë, ky pozicion krijon një shoqërim shumë të besueshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në përgjithësi, realizimi tingëllon si gjurmues i tingujve të rinj. Duhet të dëgjohet në mënyrë të përsëritur, sepse vetëm atëherë fillon t’i hapet dëgjuesit. Por, sigurisht ky edhe ishte qëllimi. Nuk ishte rastësi që Bowie rekrutoi një kuartet lokal xhaz të Nju Jorkut të udhëhequr nga saksofonisti Donny McCaslin dhe me muzikantë të tjerë duke përfshirë bateristin Mark Guiliana, pianistin Jason Lindner dhe basistin Tim Lefebvre, muzikantë disa breza më të rinj se vetë dhe për publikun totalisht të panjohur, me të cilët pati mundësinë të krijonte një aventurë të vërtetë muzikore.

Videoklipi për “Blackstar” mund të thuhet se është një film i shkurtër surreal dhjetë minutësh me regji nga Johan Renck. Video përshkruan një grua me bisht, të luajtur nga Elisa Lasowski, duke zbuluar një astronaut të vdekur dhe duke e çuar kafkën e tij të zbukuruar me xhevahir në një qytet të lashtë, të botës tjetër. Kockat e astronautit notojnë drejt një eklipsi diellor, ndërsa një rreth grash kryejnë një ritual me kafkën në qendër të qytetit.

Procesi i krijimit të videos ishte shumë bashkëpunues, mes Renck dhe  Bowie që bëri shumë sugjerime dhe i dërgoi Renck skica të ideve që donte të përfshinte. Ndërsa të dy burrat ranë dakord ta linin videon të hapur për interpretim, Renck ka ofruar disa detaje në lidhje me kuptimin e saj. Renck më vonë tha në një dokumentar të BBC:

“Për mua, ishte astronauti në video 100% Major Tom (personazh i hitit të parë të David Bowiet “Space Odity” më 1969, “Ashes to Ashes” nga 1980 dhe “Hello Spaceboy” nga 1995).”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ishte Bowie ai që kërkoi që gruaja në klip të kishte një bisht, shpjegimi i tij i vetëm ishte “është një lloj seksualiteti surreal”.

Renck ka spekuluar se Bowie mund të ketë qenë duke menduar për vdekshmërinë, por tha se dordolecët e kryqëzuar nuk ishin menduar si një simbol mesianik. Renck ka deklaruar gjithashtu se Bowie portretizon tre personazhe të dallueshëm në video: “Sytë nga pullat”, personazh introvert, të torturuar, të verbër; “mashtruesi flambojant” në pjesën e mesme të këngës; dhe “djaloshi prift” që mban librin të stampuar me simbolin e “yllit të zi”.

Ngjashmëritë janë tërhequr midis këngës së Bowie dhe këngës së Elvis Presley “Black Star” e cila përmban tekstin “Kur njeriu e sheh yllin e zi, ai e di se koha e tij…ka ardhur.”

Rreshti i përsëritur “në qendër të gjithçkaje” është gjithashtu i pranishëm në Librin e Gënjeshtrave të Aleister Crowley.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Videoklipi tjetër zyrtar muzikor për “Lazarus”, shfaq një redaktim më të shkurtër të këngës që zgjat pak më shumë se katër minuta, dhe u realizua më 7 janar 2016 në kanalin Vevo të Bowie në YouTube. Regjia prapë bëhet nga Johan Renck. Në nëntor 2015 gjatë javës së xhirimeve, mjekët e patën informuar Bowien se kanceri ishte terminal dhe se ata po përfundonin trajtimin, por Bowie nuk e ndali punën as në realizimin e videos as në punën e mëtutjeshme të albumit. Edhe në këtë video Bowie, shfaqet me një fashë dhe butona të qepura mbi sy (detaj i inspiruar nga pikturat e mesjetës ku personat e vdekur pikturoheshin me sy të mbyllur), i shtrirë në një shtrat vdekjeje.

Foto: The Guardian

Videoja përfundon me Bowie-n që tërhiqet në një dollap të errët, skenë të cilën shumë shikues e interpretojnë si tërheqje të Bowie-t në arkivol. Në skenat me veshjet, Bowie ka veshur një kostum me vija diagonale siç shihet në kopertinën e pasme të ribotimit të CD-së të vitit 1991 të albumit “Station to Station”, ku ai është fotografuar i ulur në dysheme duke vizatuar Pemën kabaliste të Jetës “The Tree of Life”. Të dy videot kanë atmosferë mistike dhe si te shikuesi ashtu edhe tek dëgjuesi ngjallin ndjenjën e dhembshurisë dhe trishtimit. Në mesin e audiencës në rrjetet sociale kishte që thoshin se refuzojnë t’i shikojnë për shkak trishtimit intenziv në të.

“Blackstar” publikohet më 8 janar 2016, që përkon me ditëlindjen e 69-të të Bowie. Dy ditë më vonë, më 10 janar, Bowie vdes nga kanceri i mëlçisë; sëmundja e tij nuk ishte zbuluar për publikun deri atëherë. Visconti e përshkroi albumin si kënga e mjellmës e Bowiet dhe “dhuratë ndarjeje” për fansat e tij para vdekjes së tij./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
TAGGED:BlackstarDavid BowieMuzikantmuzikepeoplerockertopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Restaurimi i Mercedesit klasik kërkoi 3,500 orë punë – Shitet për 1 milionë dollarë
Artikulli i ardhshëm “Java e shkopit të bardhë” – mbahet sot marsh në Prishtinë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmePeople

Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale

14 Shikime
Lajme të miraPeople

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

18 Shikime
PeopleSporti n'Katror

Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?