Një veturë klasike Mercedes që kërkoi 3,500 orë punë për të kompletuar restaurimin, ka dalë në shitje për një çmim marramendës.
Mecedesi tip 300 SL i vitit 1957 u desh të zhvishej i tëri dhe të rimontohej në një proces pesë-mujor për t’i rikthyer lavdinë e mëparshme.
Modeli që ishte zotëruar më parë nga fytyra të famshme si Clark Gable e Sophia Loren thuhet se ka ndërruar katër pronarë deri në vitet 1980-të.
Restaurimi i kryer në vitin 2016 thuhet se e ktheu atë në gjendje “si e re” madje dhe riparoi disa gabime të vogla.
Puna u krye nga mekanikët e Hilton & Moss, në Hertfordshire, të cilët u bazuan në informacionet dhe fotot e makinës së mrekullueshme sportive nga viti 1994.
Makina thuhet se ka ardhur nga SHBA por shumicën e kohës ka qëndruar në Gjemrani para se të blihej nga koleksionisti grek Nikkolas Benopoulos.
Ndërsa në vitin 2013 ajo u importua në Britani dhe tani po shitet nga ankandet RM Sotheby’s për 1 milionë paundë.
Zëdhënësi i ankandeve tha: “Pak pas ardhjes në Britani të 300 SL makina iu besua restauruesve të njohur Hilton & Moss.”
Të njohur më parë për punën me Mercedes-Benz dhe modelin 300 SLs, ata zbuluan se dhe restaurimi mëparshëm në 1993 ishte i mirë, por të tjera përmirësime nevojiteshin për gabime të vogla.
“Ata vendosën të përfundonin restaurimin me ngjyrën klasike të metalte te epokës ‘Anthracite Grey’ dhe më lëkurë të kuqe brenda. Mjeti përformon në mënyrë të përkryer në rrugë me ndryshime të lëmuara marshesh dhe një motor të fuqishëm e zhurmë minimale”, shton ai. /Katror.info