Qendërmbrojtësi kosovar Albian Hajdari raportohet se do t’i bashkohet Kosovës.
Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, ka vendosur t’i bashkohet kombëtares dardane, duke ndjekur rrugën e Leon Avdullahut.
“Blick”, raporton se 22-vjeçari e ka refuzuar ftesën e Zvicrës dhe tani është gati të vesh fanellën dardane.
“Pas largimit të Eman Kospos dhe Leon Avdullahut, një tjetër talent zviceran po e ndryshon kombëtaren. Pavarësisht disa thirrjeve të kombëtareve, Albian Hajdari e ka zgjedhur Kosovën,” njofton “Blick”.
Hajdari nuk pranoi ftesën e Zvicrës në shtator, pasi donte të përshtatej te Hoffenheim, por tani është i gatshëm të luajë në kualifikueset e Kupës së Botës për Kosovën.
Sipas ‘Blick’, vendimi i Hajdarit është personal, ndërsa Federata e Zvicrës e konsideron të dhimbshme refuzimin e tij, pasi ai ishte ftuar disa herë nga trajneri Murat Yakini.
Hajdari siç raportohet, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit ku Kosova do të përballet me Slloveninë dhe Suedinë./RTK/Katror.info