katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ tregon si duhet të zhvillohet fushata zgjedhore e balotazhit
    22 hours ago
    Si ti largoni lehtësisht etiketat nga kavanozët?
    3 days ago
    GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”
    2 days ago
    Shfaqja e radhës e “Netëve të Filmit Shqiptar” në Kino Armata më 3 nëntor
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkencëtarët e klimës shpallen fitues të çmimit global për zgjidhje mjedisore
    17 hours ago
    Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë
    2 days ago
    Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”
    2 days ago
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë me vepra vendore e ndërkombëtare harmonizon kontrastet
    17 hours ago
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
    14 hours ago
    Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV
    2 days ago
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    7 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    7 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    4 days ago
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    2 days ago
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    6 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    4 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    3 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    4 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Blues-i i mahnitshëm i Ibadet Ramadanit në albumin debutues të saj
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Blues-i i mahnitshëm i Ibadet Ramadanit në albumin debutues të saj

Last updated: 04/02/2024 10:41 AM
233 Shikime
Shpërndaje

Muzicientja, kompozitorja, këngëtarja gjermane me prejardhje kosovare, Ibadet Ramadani ka publikuar albumin debutues solo. Vite pasi grupi i saj Super700 – një idhull i muzikës indie-pop në Gjermani u shpërbë, Ibadet Ramadani gjeti fushat e saj të aktivitetit si në mjedisin familjar ashtu edhe në produksione të ndryshme teatrore, në të qenit edhe aktore teatri, për t’u kthyer prapë aty te muzika. Dhe kthimi për fat të dëgjuesve të këngës së bukur ia ka vlejtur.

Në vitin 2019 ajo pati një performancë në shfaqjen “Maria”, në vitin 2022 ajo realizoi konceptin e zërit dhe të këndimit për shfaqjen “Jessica”. Po vitin e kaluar ashtu siç koncepti i albumit dhe kënga qëndrore e albumit “Forest”,  sugjeron ajo shkoi në pyll me kitarën e saj. Ajo donte të dinte nëse muzika i fliste ende asaj edhe pa një mjedis teatral, por në një belveder në pyll.

Atje në izolimin e pyllit ajo i shkroi këngët për albumin e saj në një kitarë të vjetër, në një vend që nuk e njeh. Ajo u përpoq të përcaktonte nëse muzika mund të merrte jetë të re duke u ngritur nga hiri dhe nëse po, çfarë lloji. Këngët lindën, intime, personale, për ndarjen, dashurinë, shpresën dhe dhimbjen. Por Ibadet nuk përqendrohet vetëm te vetja.

Mundesh me e lexu edhe…

Albumi është njëkohësisht një homazh për familjen e saj por edhe një roman këngësh për gjendjen njerëzore. Një album për gjëra që na duken çuditërisht të njohura dhe që janë universale në natyrë. Albumi çon në botë të ndërmjetme mendimesh dhe kujtimesh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Produksionin e albumit e ka bërë me bashkëshortin e saj, muzikantin dhe producentin kanadezo-gjerman, Martin Gallop, i cili me aranzhimet e tij hapi hapësira me shumë ndjeshmëri që zëri i Ibadetit të gjente vendin dhe momentin kur vokalet e saj melankolike, por të vendosur të rrëfejnë tregimin në mënyrë të duhur për të vërtetën dhe ndjenjën, duke kërkuar diçka që do të vazhdojë, diçka që nuk mbaron. Zëri i saj shndërrohet në zërin “ngushëllues shpirtëror kur bota sërish po shkatërrohet”.

Albumi ka një theks të zhanrit “Americana”, me traditat e bluesit dhe folkut akustik të jugut amerikan, nuk është aspak ndërhyrës, por është shumë intensiv dhe thjesht klasik i bukur. Asnjë notë nuk harxhohet, gjithçka është në shërbim të atmosferës që nxit meditim. Qoftë i reduktuar në piano, kitarë dhe bateri, ose me tingujt e mëdhenj të orkestrës albumi është gjithashtu tematikisht i përjetshëm, duke u rrotulluar rreth temave klasike të kantautorit. Ai reflekton mbi përvojat që shumica prej nesh kanë dhe një prej tyre është frika – tema kryesore e këngës kryesore “Forest” (Pylli).

Kënga përshkruan në mënyrë të pabesueshme mjedisin e panjohur në pyll zhurmën e sfondit si një përvojë të re, frikën e humbjes në pyllin vetjak të brendshëm, dhe fitorja ndaj territ të tij (Tani që e pash terrin erdha ta shohë edhe dritën).

“Miss My Daddy” (Më mungon babi) kënga që e hap albumin është një vajtim i së bijës që kthehet në këngë me nënën e saj, ku ato shndërrohen në aleate në mallin e tyre për babain.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këngën “Sharrad”, 50 mijë burra pranë oqeanit i thonë lamtumirë dhe vajtojnë vdekjen a babait të saj. Një lamtumirë për një burrë që erdhi në Gjermani nga Kosova në vitet 1970 si punëtor dhe e kaloi jetën duke punuar për të siguruar jetesën dhe mirëqenien e familjes.

Kënga e lehtë pop “Pink Balloon” (Baloni rozë), tingëllon si këngë e një dite verore me shi, por trajton historinë pothuajse të pabesueshme të xhaxhait të saj, dhe peripecitë gjatë jetës së tijë.

“Little Sister” (Motra e vogël) është një baladë e qetë, romantike dhe melankolike edhe një lutje për motrën për të qëndruar pranë saj.

Kënga “Mockingbird” (Zogu tallës) është një deklaratë dashurie për bashkëshortin e saj Martin Gallop. Ajo beson se zogu është në gjendje të kthejë dashurinë dhe të zgjojë shpresë të re, se dashuria na vjen përsëri dhe përsëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Magjia dhe ritualet kolektive që lidhen me lindjen, martesën dhe vdekjen janë temat me të cilat Ibadet vazhdon të luajë gjatë këngëve në album – dhe qartësisht kënaqet duke e bërë këtë. Në këngën “Sleep My Child” (Flej fëmija im), një ninullë për vajzën e saj, makthi është prezent, monstrat janë të edukuara dhe bishtat e dragoit janë shkurtuar. Ninullën e përfundon në gjuhën shqipe ku i uron vajzës natë të mirë duke e siguruar se asgjë e keqe nuk do të ndodhë.

“No child of God”(Asnjë fëmijë i Zotit), vjen në shprehje cilësia lirike, “Hodhi mendime të tjera/Ujqër e zana hynin/Askush tjetër nuk mund t’i arrinte yjet” “Ghostman” (Njeriu fantazmë) e kënduar në vokale përcjellëse nga bashkëshorti i saj Martin Gallop bën thirrje për dashuri edhe për vitin që vjen.

Albumi mbyllet me këngën “Abend Sone” (Dielli i mbrëmjes) këngë e vetme në gjuhën gjermane në duet me këngatarin e njohur zviceran Stephan Eicher, baladë e qetë që paralajmëron fundin e tregimeve të albumit. Ibadet Ramadani Gallop ka lindur në vitin 1976 dhe është rritur në Gjermani dhe Kosovë.

Ajo studioi art në Nju Jork, muzikë në Konservatorin e Amsterdamit dhe studime islame në Këln. Ajo jeton në Berlin që nga viti 2003, ku themeloi grupin Super700 së bashku me basistin Michael Haves. Grupi publikoi disa albume dhe bëri turne ndërkombëtar. Grupi Super 700 dhe Ibadet Ramadani e kanë publikun e tyre dhe bashkëpunëtorët edhe në Kosovë.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata kanë pasur disa koncerte në vitin 2009 në Kosovë dhe mandej më 2016 në Dokufest në Prizren ku publiku ka qenë më se i kënaqur me performancë e tyre. Ibadet po ashtu ka bashkëpunuar me Dritëro Nikqin, muzicient dhe producent, në këngën “Who am I to doubt” (Kush jam unë që të dyshoj).

Përveç kësaj, Ramadani ishte përfshirë si kantautore dhe këngëtare në partitura të ndryshme filmike. Së fundmi ajo kompozoi dhe këndoi temën “Kommdt du mit mir” (A vjen me mua) për serialin televiziv, merr pjesë në filmin e shkurtë “The Great Connection”(Lidhja e madhe). Ajo performoi me grupin e saj xhaz Ibadet Ramadani & Band në Festivalin e Filmit Eberswalde në 2017.

Ibadet gjithashtu me The Dyed Blondes një formacion i yjeve të xhazit të Berlinit të grumbulluar rreth baterist Ernst Bier dhe Ibadet ku ajo shfaqet si këngëtare në operën radiofonike utopike “Tot in Nju Jork” (I vdekur në Nju Jork), një tregim fiktiv ga viti 1982 ku në një dhomë hoteli, këngëtarja Ingrid Caven dhe grupi i saj presin performancën e tyre në Carnegie Hall, ndërsa stacionet televizive dhe radio të metropolit raportojnë një atentat ndaj yllit të popit David Bowie. /Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
TAGGED:BluesIbadet RamadanimuzikepeopleSuper700topTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm E diela relaksuese – çlironi stresin javor me këtë metodë!
Artikulli i ardhshëm Sunny Hill Festival do të rikthehet këtë verë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Kori i Filharmonisë me vepra vendore e ndërkombëtare harmonizon kontrastet

17 Shikime
People

Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal

76 Shikime
People

Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?