BMW prezantoi M2 CS në maj dhe tani marka gjermane ka njoftuar se ky model ka thyer rekordin në pistën Nurburgring.
M2 CS përfundoi një xhiro në 7:25.5 minuta, duke e bërë atë veturën më të shpejtë kompakte në pistën legjendare.
Rekordi i ri u vendos më 11 prill dhe u drejtua nga inxhinieri i BMW M, Jorg Weidinger.
Koha e tij e tejkaloi rekordin e mëparshëm me tetë sekonda.
Koha më e mirë e mëparshme për M2 u vendos në prill të vitit 2023, kur Weidinger e përfundoi xhiron në 7:38.7, duke konfirmuar se rekordi i mëparshëm për “veturën më të shpejtë kompakte” nuk i përkiste BMW-së.
Sidoqoftë, koha e xhiros është mbresëlënëse dhe M2 CS e arriti atë falë motorit të tij 3.0 litra me 6 cilindra dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Duhen 3.7 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h, ndërsa shpejtësia maksimale është 303 km/h. /Katror.info