BMW po tërheq nga tregu më shumë se 70,000 makina elektrike për shkak të një defekti në softuerin e motorit elektrik, i cili mund të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të sistemit të tensionit të lartë dhe humbje të fuqisë së automjetit për 15 deri në 20 sekonda gjatë vozitjes.
Modelet e prekura përfshijnë:
- BMW i4 (2022–2025)
- BMW iX (2022–2024)
- BMW i7 (2023–2024)
- BMW i5 (2024)
Deri më tani, kompania ka marrë rreth 43 ankesa për këtë problem, por fatmirësisht nuk janë raportuar aksidente apo lëndime.
Për ta zgjidhur çështjen, BMW do të ofrojë një përditësim softuerik që do të instalohet edhe nëpërmjet rrjetit “over-the-air” (në distancë). Njoftimet për pronarët e automjeteve pritet të nisin më 5 gusht 2025. /Katror.info
Përgatiti:
