katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    17 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    17 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    17 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    17 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    18 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    17 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bob Marley, legjenda që e bëri të njohur për botën muzikën Reggae
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Bob Marley, legjenda që e bëri të njohur për botën muzikën Reggae

Last updated: 19/11/2023 1:05 PM
303 Shikime
Shpërndaje
Bob Marley

Sot kur flasim për Reggae paramendojmë muzikë të lehtë nga trevat e nxehta të Karaibeve, plazhet e bukura, pushim të këndshëm dhe një jetë pa brenga, por Reggae ka tjetër histori.

Muzika Reggae shpërtheu me një zhurmë të madhe ndaj lëvizjes së rezistencës kundër imperializmit në vitet 1960. Filloi në Kingston, Xhamajka, dhe shumë shpejt ka pushtuar botën dhe ka fituar një karakter emblematik rastafarian, një fe afrocentrike e cila u zhvillua në Xhamajka në vitet 1930 e zanafilën e kishte në Etiopi të Afrikës, duke synuar promovimin e pan-afrikanizmit në diasporën e saj me një bërthamë të rezistencës shpirtërore dhe kthimit të identitetit afrikan cili ka qenë një faktor nxitës për muzikën Reggae.

Bazat e Reggae janë të një ndjeshmërie unike dhe transmetojnë një gjendje shpirtërore të paprecedentë, në kundërshtim të ashpër me paragjykimet despotike dhe trazirat racore.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Në muzgun e dekolonizimit në vitet 1960, Reggae u gatua në getot e Kingston, kryeqyteti i Xhamajkës nga një sintezë e tingujve prekës të ritmeve afrikano-karaibe, stilit “ska” dhe “rocksteady”, stile të kultivuara në  Xhamajkë. Është e zakonshme që Reggae të këndohet në dialektet xhamajkane Patois, anglishte xhamajkane me influencë afrikane, spanjolle, portugeze, dhe dialektet Iyarike (dialekt Rastafarian i anglishtes).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Termi Reggae (ragged, i rreckosur nga anglishtja ose ragi, mbret nga latinishtja) gjithashtu tregon muzikën moderne popullore të Xhamajkës dhe diasporës së saj. Një këngë e 1968 nga Toots dhe Maytals, “Do the Reggay”, ishte kënga e parë popullore që përdori fjalën reggae, duke e emërtuar në mënyrë efektive zhanrin dhe duke e prezantuar atë në një audiencë globale.

Gjatë zgjedhjeve të 1972 dhe 1976, populli xhamajkan në mbështetje të kandidaturës së udhëheqësit të Partisë Kombëtare Popullore për Kryeministër Michael Manley u ngrit në rebelim kundër kushteve sociale, ekonomike dhe politike në Xhamajka. Gjatë fushatës, Manley dhe kundërshtari i tij, Edward Seaga, iu drejtuan lëvizjes së votuesve të fuqisë zezake të Rastafarianëve dhe Xhamajkas duke përdorur artistë Reggae dhe duke adoptuar parime dhe simbole Rasta.

Muzika Reggae kishte evoluar si një zhanër muzikor popullor me tekstet e saj që përfshinin komente sociale dhe politike. Zezakët, fshatarët dhe të papunët e klasës së ulët të ishujve Karaibe e përqafuan muzikën si një zë protestues jo të dhunshëm që rebelohet kundër shtypjes së bardhë, padrejtësisë sociale dhe sistemit dominues të klasave racore. Reggae më pas u zhvendos në skenën ndërkombëtare dhe u tregtua me zgjuarsi dhe sukses për audiencën e bardhë amerikane dhe evropiane si muzika e re rebele.

Së shpejti, popullariteti ndërkombëtar i muzikës reggae rriti dukshmërinë e rastafarianizmit duke përhapur ungjillin Rastafari në të gjithë botën. Shkrirja e rastafarianizmit dhe muzikës Reggae u bë një zë i fortë që bën thirrje për reforma në ishujt Karaibe dhe në të njëjtën kohë, duke fokusuar ndërgjegjësimin në çështjet ndërkombëtare. Deri më sot, artistët Reggae me muzikën e tyre vazhdojnë të kritikojnë komunitetin ndërkombëtar dhe kushtet sociale, ekonomike dhe politike të Xhamajkës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Personaliteti më i madh i filozofisë Reggae dhe i muzikës Reggae është Bob Marley, një nga personalitetet më të mëdha kulturore të shekullit të 20-të.

Robert Nesta Marley lindi më 6 shkurt 1945 në familjen e një marinari anglez dhe një vajze të varfër xhamajkane. Ai u rrit në kushte të këqija në vendlindjen e tij në Xhamajka. Për arsye financiare, ai as që mbaroi shkollën e mesme. Si adoleshent, ai vendosi që të jetonte nga muzika. Ai e filloi karrierën e tij si këngëtar dhe muzikant profesionist në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Së bashku me miqtë Peter Tosh dhe Bunny Livingstone, dy personalitete tjerë shumë të rëndësishëm në Reggea themeluan grupin tani legjendar The Wailers. Në vitin 1969, Bob Marley dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij përqafuan besimin Rastafarian, idetë themelore të së cilës përfshijnë lirinë pothuajse absolute, paqen botërore dhe tolerancën racore dhe fetare. Bob Marley bëhet përhapësi më i madh i pikëpamjeve Rastafariane përmes këngëve të tij. Mund të thuhet se në botë nuk ka dashamirë të muzikës që ka një aparat muzikor, nga radio e deri te interneti e nuk e ka dëgjuar një këngë të tij. Sot shumë këngë të tij konsiderohen himne të dashurisë, “One Love”, skllavërisë “Redemption song”, të kryengritjes “Get up, Stand  up”, refugjatëve “Exodus” që ishte edhe vetë një periudhë të jetës së tij, dhe “I shot the Sherif” njerëzve që pa qëllim janë gjetur andej ligjit.

Ndërsa Bob Marley dhe brezi i tij menduan se çfarë do të thoshte të kontrollonin fatin e tyre si “Bijtë e skllevërve”, mesazhet e reggae u përhapën te njerëzit me ngjyrë dhe zgjuan ndërgjegjjën te të tjerët në gjithë botën. Punk-u është ndër zhanret e ndikuar nga Reggae dhe dëgjuar nëpër këngët e The Clash, Bad Brains dhe madje edhe Elvis Costello, dhe lind një hibrid Reggae Punky të quajtur Two Tone. Kjo valë e dytë jetëshkurtër e zhanrit “Ska” rrëmbeu në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve ’70 me një përzierje të ndjeshmërisë politike dhe ritmit optimist dhe u popullarizua nga grupet multietnike si UB 40 të famshëm, The Selecter dhe The Specials, kënga e të cilëve “Ghost Town” përcaktoi praktikisht Anglinë në ’79.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 3 dhjetor 1976, dy ditë përpara “Smile Jamaica”, një koncert falas i organizuar nga kryeministri xhamajkan Michael Manley në një përpjekje për të lehtësuar tensionin midis dy grupeve politike ndërluftuese, Bob Marley, mbijetoi një atentat ndaj tij nga persona të panjohur. Bashkëshortja e Marleyt, Rita dhe menaxheri Don Taylor u plagosën rëndë por më vonë u shëruan plotësisht, Bob Marley mori plagë të lehta në gjoks dhe krahë. Përpjekja për vrasjen e tij mendohej se ishte e motivuar politikisht. Marley i plagosur performoi para më shumë se 80 mijë vizitorëve siç ishte planifikuar, dy ditë pas atentatit. Marley u largua nga Xhamajka në fund të vitit 1976 për në Angli, ku kaloi dy vjet në mërgim të vetë-imponuar.

Marley u kthye në Xhamajka dhe performoi në një tjetër koncert politik, Koncertin e Paqes “One Love”, përsëri me një përpjekje për të qetësuar palët ndërluftuese. Afër fundit të performancës, me kërkesë të Marley, Michael Manley (udhëheqës i Partisë Kombëtare Popullore në atë kohë në pushtet) dhe rivali i tij politik Edward Seaga (udhëheqësi i Partisë së Punës së Xhamajkës kundërshtare) u bashkuan në skenë dhe shtrënguan duart. Bob Marley vdes nga kanceri në tru, mëlqi dhe mushkëri më 11 maj 1981 në moshën 36 vjeçare.

Marley-t iu dha një funeral shtetëror në Xhamajka më 21 maj 1981 që ndërthurte elemente të Ortodoksisë Etiopiane dhe traditës Rastafari. Në varrimin e tijë ishin prezent mbi 100.000 njerëz që e bën njërin ndër varrimet më të mëdha të asaj kohe. Kryeministri i atëhershëm Xhamajkan Edward Seaga i mbajti eulogjinë e fundit funerale të Marleyt, duke thënë:

“Zëri i tij ishte një thirrje e sinqertë në botën tonë elektronike. Tiparet e tij të mprehta, pamjet madhështore dhe stili i këndshëm për ti thënë gjërat, janë një gdhendje e gjallë në peizazhin e mendjeve tona. Bob Marley nuk u pa kurrë, ai ishte një përvojë që la një gjurmë të pashlyeshme te ne. Një njeri i tillë nuk mund të fshihet nga mendja. Ai është pjesë e ndërgjegjes kolektive të kombit”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Reggae-ja e viteve 1970, si “Ska” para saj, u përhap në Mbretërinë e Bashkuar, ku një përzierje emigrantësh Xhamajkanë dhe Britanikë të lindur vendas krijuan një lëvizje reggae që prodhoi artistë si Aswad, Steel Pulse, UB40 dhe poetin e performancës Linton Kwesi Johnson. Reggae ka ndikuar te artistët siç ishin Police e Stingut, Culture Club e Boy George, etj. Reggae u përqafua në Shtetet e Bashkuara kryesisht përmes punës së Marley – si direkt ashtu edhe indirekt kjo e fundit si rezultat i versionit të njohur të verzionit të Eric Clapton “I Shot the Sheriff” të Marley në 1974.

Karriera e Bob Marley ilustron mënyrën se si Reggae u ripaketua për t’iu përshtatur një tregu rock, klientët e të cilit kishin përdorur marijuanë dhe ishin kuriozë për muzikën që e shenjtëronte atë. Përzierja me zhanre të tjera ishte një pasojë e pashmangshme e globalizimit dhe përfshirjes së muzikës në industrinë shumëkombëshe të argëtimit.

Dancehall DJ të viteve 1980 dhe 1990, të cilët rafinuan praktikën e “dollis” (rep mbi këngë instrumentale) ishin trashëgimtarë të politizimit të muzikës nga Reggae.

Këta DJ ndikuan në shfaqjen e muzikës hip-hop në Shtetet e Bashkuara dhe zgjeruan tregun për Reggae në komunitetin afrikano-amerikan. Në fillim të shekullit të 21-të, Reggae mbeti një nga armët e zgjedhura për të varfërit urban, “armë lirike” e të cilëve, sipas fjalëve të interpretuesit Shabba Ranks, u dha atyre një masë respekti. Ai gjithashtu kontribuoi në ngritjen e një forme tjetër të muzikës popullore në fillim të shekullit të ri, Reggaeton.

Reggea sot është prezent në gjithë globin si një nga zhanret e muzikës të popullarizuar, e në pjesën më të madhe të Amerikës Latine dhe Afrikës është rrymë kryesore e muzikës.

Në nëntor 2018, “muzika Reggae e Xhamajkës” u shtua në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Vendimi njohu “kontributin e Reggae në diskursin ndërkombëtar mbi çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit, nënvizon dinamikën e elementit si njëherësh cerebrale, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Bob MarleykulturemuzikepeopleReggaerevolucionSkatopTophometraditeUNESCOXhamajke

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Performanca historike e Maria Callas vjen në një film
Artikulli i ardhshëm Sheynnis Palacios shpallet “Miss Universe 2023”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

76 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?