katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
    13 hours ago
    Landa e Osmani diskutuan për fushat e mundshme të bashkëpunimit
    13 hours ago
    Të rinjtë e Kosovës fuqizohen për udhëheqje dhe pjesëmarrje në qeverisje
    20 hours ago
    Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!
    9 hours ago
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
    12 hours ago
    Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports
    13 hours ago
    Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    16 hours ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    16 hours ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    20 hours ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    6 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    3 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    17 hours ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    3 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    3 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: BQK nënshkruan marrëveshje për avancimin e shërbimeve sinanciare digjitale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

BQK nënshkruan marrëveshje për avancimin e shërbimeve sinanciare digjitale

Last updated: 20/08/2024 3:39 PM
79 Shikime
Shpërndaje
Foto: BQK/Facebook

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për avancimin e Shërbimeve Financiare Digjitale në vendin tonë. Ky partneritet është në harmoni me Planin Strategjik të BQK-së, i cili ka për qëllim avancimin e digjitalizimit, modernizimin e proceseve dhe infrastrukturën e tregut, në përputhje me Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.

Në komunikatë thuhet se me anë të kësaj Marrëveshjeje, IFC-ja do të mbështesë BQK-në në zhvillimin dhe avancimin e një ekosistemi të qëndrueshëm financiar digjital, i cili jo vetëm që adreson nevojat e tregut vendor, por edhe përputhet me standardet evropiane. Kjo iniciativë është në kuadër të Projektit të Shërbimeve Financiare Digjitale dhe Financave Digjitale të Evropës Qendrore dhe Lindore të IFC-së, i cili ofron shërbime këshilluese për të promovuar rritjen dhe zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale në Republikën e Kosovës. Projekti financohet nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), që ka për synim promovimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vendet partnere.

Për më tepër, ky projekt ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kuadrit rregullator dhe infrastrukturës digjitale për të mundësuar rritjen e sektorit të shërbimeve financiare digjitale (DFS) dhe për të lehtësuar dialogun publiko-privat brenda sektorit. Një aspekt i rëndësishëm i projektit është përafrimi i palëve të interesuara publike dhe atyre private përmes aktiviteteve të shkëmbimit të praktikave dhe të një platforme publiko-private.

Mundesh me e lexu edhe…

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

“Kjo Marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në planin dhe objektivat tona strategjike për avancimin e digjtalizimit, përmirësimin e infrastrukturës së tregut, rritjen e qasjes në financa dhe promovimin e edukimit financiar. Ne si BQK jemi mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga IFC-ja dhe besojmë se ky bashkëpunim do të jetë i dobishëm në avancimin e ekosistemit tonë financiar digjital që nxit inovacionin duke siguruar standarde të qëndrueshme rregullatore”, citohet guvernatori Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje.

BQK-ja është institucioni i parë që përfiton nga ky projekt, që ka filluar në mars të vitit 2024. Qëllimi i projektit është të rrisë pjesën e transaksioneve pa para të gatshme (cashless) në raport me vlerën totale të transaksioneve dhe të lehtësojë financimin për të gjithë rajonin në vlerë prej 45 milionë dollarësh.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të avancoj infrastrukturën e tregut me qëllim të përmbushjes së standardeve evropiane, duke nxitur zhvillime të rëndësishme në financat digjitale për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke hapur rrugën për integrimin e ardhshëm në tregun financiar evropian./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
TAGGED:Ahmeti IsmajliBQKIFClajme të miramarreveshjet financiareNicolas Marquiertop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Në Kosovë, techno-music është simbol i qëndrueshmërisë
Artikulli i ardhshëm Si funksionon ‘truri’ i inteligjencës artificiale?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!

26 Shikime
Lajme të mira

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

50 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?