Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u martuan 23 vjet më parë dhe pas pesë vitesh martesa e tyre u prish sepse ai u takua me Angelina Jolie dhe më vonë hyri në një lidhje me të, respektivisht në martesë.
Gjatë 12 viteve lidhje dhe martesë me aktoren e njohur të Hollivudit, Brad nuk iu përgjigj kurrë pyetjeve rreth Jennifer-it. Pavarësisht gjithçkaje, Brad dhe Jennifer kanë mbetur në marrëdhënie të mira edhe sot e kësaj dite dhe kanë pranuar se janë në kontakt. Megjithatë, spekulimet për një pajtim të mundshëm filluan pasi u zbulua se Pitt thuhet se i kishte dhuruar ish-bashkëshortes së tij një rezidencë prej 79 milionë dollarësh për ditëlindjen e saj të 50-të, raporton Mirror.

I gjithë gjesti në vetvete është interesant, aq më tepër që ata kanë jetuar së bashku në atë vilë derisa ishin të martuar. Ndërkohë, Jennifer ishte e martuar me Justin Theroux, por kjo dashuri u shua pas vetëm dy vitesh. /Katror.info