Premiera e një prej filmave më të pritur të vitit është shtyrë për të tretën herë në katër vitet e fundit. Aquaman and the Lost Kingdom, sipas planit të fundit, ishte dashur të dilte në kinema më 20 dhjetor të këtij viti. Kjo nuk do të ndodhë tani sepse Warner Bros. Discovery vendosi të zhvendosë datën e publikimit për të shmangur humbjen në arkë ndaj Wonka, e cila është planifikuar për 15 dhjetor. Premiera e vazhdimit të Aquaman tani është zhvendosur për 22 dhjetor.
Nuk është sekret që Aquaman dhe Mbretëria e Humbur vuajtën nga vonesat. Premiera e filmit fillimisht ishte planifikuar për 16 dhjetor 2022, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, ajo u shty për në 17 Mars 2023. Më pas u shty përsëri për shkak të bashkimit të WarnerMedia/Discovery, i cili shtyu datën e premierës për 20 dhjetor.
Në këtë vazhdim, Aquaman (Jason Momoa) do të bashkojë forcat me vëllain e tij Orma (Patrick Wilson) për të ndaluar Black Manta (Yahya Abdul-Mateen II) i cili ka marrë armën mitologjike, Tridentin e fuqishëm. Regjinë e filmit e bëri James Wan, bazuar në skenarin e shkruar nga David Leslie Johnson-McGoldrick. /Katror.info