Miliarderi, Sir Jim Ratcliffe, ka konfirmuar interesimin e tij për të blerë Manchester United , sipas mediave britanike.
Kompania kimike “Ineos”, e cila është në pronësi të miliarderit 70-vjeçar, ka konfirmuar se ka raportuar interes te pronarët aktualë të klubit, familja Glazer.
“Ne i jemi bashkuar zyrtarisht procesit”, tha zëdhënësi i Ineos.
Britaniku më i pasur nuk e fshehu se ishte i interesuar të blinte gjigantin anglez.
United mendohej se ishte nxjerrë në shitje në fund të vitit të kaluar kur pronarët, të cilët kanë qenë në krye për 17 vjet, urdhëruan një rishikim strategjik.
Ratcliffe ishte gjithashtu ndër të interesuarit për të blerë Chelsean, por oferta e tij prej 4.25 miliardë paund u refuzua.