Jacob Wright e mërziti shpejt gruan e tij të re duke vendosur syzet Apple Vision Pro gjatë ceremonisë martesore, kundër dëshirës së gruas së tij.
Wright punon si inxhinier softuerësh për firmën Al Runpod, dhe përdorimin e teknologjive të reja e ka hobi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, gruaja e tij Cambree duket se nuk është fanse e madhe e pajisjeve teknologjike e sidomos Vision Pro.
Kjo është vërejtur edhe nga fotot e shpërndara nga dasma e tyre ku shfaqet Cambree e zemëruar teksa e shikon bashkëshortin me syze.

Por, duket se gjërat mund të mos jenë aq keq sa duken në fotot e dasmës.
Cambree tha se fotoja që u bë virale e bën të duket më e zemëruar se sa ka qenë në të vërtetë. /Katror.info
Përgatiti:
