General Motors zyrtarizon kthimin në Evropë me një ofertë për blerësit zviceranë.
SUV elektrik Cadillac Lyriq është në shitje, me dërgesa duke filluar në maj ose prill 2024. Oferta së shpejti do të shtrihet në Francë, Suedi dhe tre tregje të tjera që ende nuk janë zbuluar.
Rikthimi i GM në Evropë ishte paralajmëruar tashmë në pranverën e vitit të kaluar dhe në kuadër të “ofensivës elektrike”, Cadillac pritej të shfaqej i pari në vendet nordike.
Megjithatë, ata kanë zgjedhur Zvicrën si tregun e tyre kyç për të rifilluar operacionet evropiane.
Modeli i parë është Lyriq, një SUV pesë metra i gjatë, por elegant, me një çmim prej 85 mijë eurosh dhe një distancë prej 530 kilometrash. Shitjet bëhen direkt në internet ose në dyqanin kryesor në Cyrih, shkruan Katror.info.
Deri më tani, numri i modeleve të shitura Lyriq nuk ka qenë i kënaqshëm në tregun vendas, ndaj mbetet të shihet se si do të ecë në qarqet e korporatave evropiane. Ndër markat e General Motors, Chevrolet Equinox EV dhe Blazer EV pritet t’i bashkohen Lyriq./Katror.info