Federata e Shahut nën patronatin e ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit të Kosovës, e mbështur nga FIDE dhe Federata Ballkanike e Shahut, kanë caktuar datat për mbajtjen e Kampionatit ttë Hapur Balkanik të shahut.
Sipas njoftimit të Federatës së Shahut të Kosovës, turneu do të mbahet në restaurantin Golden nga data 14 – 20 qershor 2024.
Kampionati do të organizohet me 9 raunde sipas sistemit zviceran duke iu përmbajtur rregullave të shahut të Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), dhe rregullave të turneut të ECU.
5 raundet e para do të luhen në përputhje me sistemin e përshpejtuar zviceran ‘’Baku’’, ku do të luhet 90 minuta për lojë dhe 30 seconda shtesë për lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë, ndërsa koha e pritjes së kundërshtarit është 30 minuta.
Mbyllja solemne do të mbahet nga 30 minuta pas perfundimit të raundit të fundit.
Taksa e pjesmarrjes është 40 euro për shahist, ndërkaq, çmimet fituese janë të ndryshme për kategoritë e ndryshme, të cilat mund t’i gjeni në fotografnë më poshtë:
Regjistrimi i pjesmarrsve 10.06.2024 ndërsa konfirmimi më së voni gjerë më 14.06.2024 nga ora 15:00. /Katror.info