Çamerie Mazreku ka bërë histori duke u bërë vajza e parë nga Kosova që punësohet si inxhiniere softuerike në gjigantin amerikan të industrisë së filmave, Netflix, shkruan Katror.info.
Me një rrugëtim të jashtëzakonshëm akademik dhe profesional, ajo ka përfunduar studimet bachelor në Columbia University në New York, ku u diplomua me notën më të lartë në drejtimin Shkenca Kompjuterike.

Suksesi i Çameries është një frymëzim i madh për vajzat e reja që aspirojnë të ndjekin karrierë në fushën e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).
Edhe pse këto fusha tradicionalisht janë dominuar nga burrat, suksesi i vajzave si Çamëria tregon se talenti dhe përkushtimi nuk kanë kufij.
Ajo është një shembull që dëshmon se gratë mund të arrijnë majat në industrinë teknologjike dhe të kenë një ndikim të rëndësishëm në botën e inovacionit./Katror.info