Kur në vitin 1981 regjisori Paul Schroeder angazhoi kompozitorin italo-gjerman Giorgio Morodoer për të kompozuar kolonën zanore për filmin e tij “Cat People”, ata duhej të zgjidhnin një problem.
Duke qenë se filmi ishte psiko-horror-erotik dhe me tematikë të çuditshme, dhe kolona zanore ishte kompozuar në një mënyrë shumë të përshtatshme, ata kishin nevojë edhe për një këngë që do ta ndihmonte filmin. Por, kënga duhej të ishte po aq e çuditshme sa vetë filmi. Muzika ishte gati, mjaftonte teksti dhe këngëtarët.
Në biografinë e Dylan Jones të vitit 2017, “David Bowie, A Life”, Moroder kujtoi se i kishte thënë Schraderit: “Kë do të marrim për këtë këngë? Kush mund të jetë aq i çuditshëm që mund të futë edhe në këngë edhe në film atë çuditshmërinë e tij?” Përgjigja e qartë për këtë pyetje ishte David Bowie. Bowie pranoi të shkruante tekstin dhe të këndonte këngën, dhe kështu lindi thuajse një mit, kënga “Cat People (Puting Out Fire)”.
Filmi hapet me zërin e ulët të David Bowie që gumëzhin temën e filmit. Filmi edhe mbyllet me zërin e Bowie-t. Filmi është një thriller psikoseksual të metamorfizimit të maceve, marrëdhënieve të incestit dhe një zgjidhje sadomazokiste ndaj dëshirës epshore të protagonistëve. Metafora paraqet lidhjen e maceve me njerëzit nga kohët pagane deri te civilizimi modern. Zëri i Bowie kap implikimet e thella seksuale dhe mitike që pasojnë, duke vendosur vokalet kundrejt imazheve të para të filmit.
David Bowie krijoi një lirikë të çuditshme që i përshtatej pretendimeve të filmit. Schrader tha se marrëdhënia e karaktereve të filmit të luajtur nga Nastasja Kinski roli i së cilës oscilonte nga brishtësia e maceve deri te agresiviteti i tyre dhe Malkolm McDowell njëri ndër aktorët më ekscesivë në interpretimet e karaktereve që i luan (mjafton të kujtojmë rolet e tij në filmat “A Clockwork Orange”, “Britannia Hospital”, “Caligula” etj.) e që të dy ishin edhe si aktorë dhe personalitete po ashtu fort të çuditshëm, ishte një ripërpunim i Dantes dhe Beatrice-s, nëse Dante do të mund të shndërrohej në një panterë. Duke paralelizuar teknikat e lirshme të përshtatjes së Schrader-it, Bowie iu referua në mënyrë të paqartë vetëm në titull maceve dhe njerëzve.
Por kjo nuk kishte rëndësi, sepse fotografia zanore e krijuar nga Moroder për Bowie-n i dha atij licencën për të ecur me lavdi në këndimin e tij. Vokalet sekulpurale të Bowie-t me hyrje minimaliste të Moroder-it – një model cimbali të përsëritur, ritëm i dallueshëm me shkopinj daulle, linja melodike sintetike në vetëm dy akorde e qetë si e përgjumshme dhe papritmas…. shpërthimi i papritur i Bowiet me kërcim për një oktavë i “shuarjes së zjarrit me benzinë!” që shkakton edhe hyrjen e “bendit të plotë” është një moment i mrekullueshëm, duke i dhënë Bowie – t një prani të tillë që gjithçka që pason, çdo gjë e çuditshme dhe e frikshme rreth këngës (dhe ka shumë) thjesht gufon. Bowie shqyen në rreshta si “ka qenë kaq gjatë ” ose “nuk do ta besonit atë që kam kaluar” si me qenë në ethe. Kënga vazhdon shumë gjatë, këngëtarët mbështetës përfundimisht me vokale përcjellës përpiqen të “qetësojnë” Bowie-n, por ka një fuqi të turbullt në këngë – filmi për të cilin është shënuar duket i padenjë për të.
Protagonisti në këngë shpreh dashurinë intensive për dikë dhe frikën e tij për ta humbur atë. Ai i krahason ndjenjat e tij me shuarjen e zjarrit me benzinë dhe shpreh trishtimin e tij për dhimbjen në zemër, lotët që nuk thahen dhe paaftësinë për t’i ndalur ato, dhe mundi i kotë për të qetësuar zemrën e tij të thyer shkaku i egos.
Kënga sugjeron se e vetmja mënyrë me të cilën mund të gjendet paqja e vërtetë me veten është të shikohet brenda vetes, në vend që t’i shërbehet egos së rreme. Nuk mund ta shuhet zjarri me benzinë. Kënga në referim të filmit përshkruan se kur shikohet brenda vetes deri te instinkti primitiv shtazor, mendja çlirohet nga egoja. Moroder dhe Bowie krijuan një këngë që përcolli në mënyrë efektive gjendjen shpirtërore të botës tjetër të “Cat People”, të maceve dhe njerëzve. Kënga “Cat People (Putting Out Fire)” fjalë për fjalë gjëmon dhe parashikon që në fillim dramën që do të pasojë dhe e cila paradoksalisht shfaqet gati më fortë në këngë se në vetë filmin.
Ky është David Bowie pas shkëlqimit të errët dhe të zemëruar të albumit fenomenal të tijë “Scary Monsters”, por para shkëlqimit më miqësor të mega-hit Albumit “Let’s Dance”. Kjo e bën “Cat People” ultra melodramatik të viteve ’80. Muzikalisht “Cat People” është përshkruar si valë e re me pop përfundim.
Në përputhje me tonin e errët të filmit, kënga ka disa ndikime rock gothic, me Bowie-n që këndon në një tingull të thellë baritoni ndërsa mbështetet nga një kor femëror. Kërcimi i një oktave i Bowie-t mbi fjalën “Gasoline” (benzinë) është quajtur “një moment madhështor” dhe “ndër momentet më emocionuese që ai ka kryer ndonjëherë në inçizim”.
Muzika e Moroder është ndërtuar rreth dy ndryshimeve të akordit. Tekstet e Bowie pasqyrojnë disponimet e filmit, duke marrë ndikim nga këngët e tij të mëparshme “Sound and Vision” (Tingulli dhe vizioni) dhe “It’s No Game” (1980). Lidhur me filmin, Bowie tha: “Ai funksionon në një gjendje ëndërrimi, ndjehet si diçka që kalon natën. Kështu e shikoj unë në mënyrë lirike”.
David Bowie në më të mirën e tij e kuptoi se e fitoi një moment që i mungonte versionit të filmit, një melodi të mirë dhe më të thatë, dhe donte ta vendoste këtë version të këngës në albumin “Let’s Dance”. Shtëpia diskografike në mënyrë të pamend nuk e lejoi atë ta bënte këtë, kështu që iu desh ta rieditoj këngën në një mënyrë më të drejtpërdrejtë, të shndërrojë në këngë të denjë për producentin Nile Rodgers dhe kitaristin Stevie Ray Vaughan për të ia bërë vendin këngës në album. Version i kolonës zanore të këngës në film është kanonik dhe nuk mund të ngjitet në top lista, por versioni i albumit doli po aq i mirë pasi nuk do të ishte domodoshmërisht i lidhur me tingujt e pjesës tjetër të albumit “Let’s Dance”.
Shumë kritikë kanë argumentuar se kënga “Cat People” (Puting Out Fire) është moment thelbësor në album, i cili gjithsesi është album shumë i mirë me katër megahite.
Përveç dëshirës për të regjistruar një version që ishte më në përputhje me demonstrimin e tij origjinal, njëkohësisht Bowie donte të kishte një interpretim të “Cat People (Putting Out Fire)” që do të përshtatej me konceptin dhe tingullin më të ndritshëm të “Let’s Dance”.
Kontrasti midis ribërjes dhe origjinalit është i dukshëm që në fillim, pasi producenti Rodgers prezanton versionin më të ri me një riff kitarë të ashpër. Inçizimi i “Let’s Dance” hoqi pjesën më të madhe të punës sintetike dhe atmosferike të origjinalit, duke i dhënë asaj një shkëlqim të përshtatshëm dhe mishërimit të Bowie të vitit 1983. Ri-incizimi tingëllon më agresiv dhe më emocional, pa dramacitetin dhe misticizmin e origjinalit. Ashtu si në pjesën tjetër të albumit, kitaristi i bluzit nga Teksasi, i panjohur atëherë Stevie Ray Vaughan luan kitarën kryesore në këngë.
Do të ishte një mbivlerësim i madh të thuhet se “Cat People” kishte të njëjtin lloj ndikim që pati kënga “Let’s Dance” ose “China Girl” në karrierën dhe kulturën që e ka ndërtuar Bowie. Por, kënga luajti një rol të rëndësishëm në kthimin e Bowie – t në rotacion të rregullt në stacionet rock të orientuara drejt albumeve. Edhe më e rëndësishmja, të dy versionet ofrojnë një grup imazhe dhe zhanre para dhe pas atyre të Bowie – t në mishërimet e tij të yjeve para dhe post-pop.
Kënga ka vazhduar jetën e saj deri ditët e sotme, ajo është trajtuar nga artistë të shumtë, duke përfshirë Klaus Waldeck në 2003 i lëshuar si single për albumin e tij “The Night Garden Reflowered”. Versionin e tyre e kanë bërë edhe Glenn Danzig në 2007 në albumin “The Lost Tracks of Danzig” dhe Sharleen Spiteri nga grupi Texas në vitin 2010 në albumin e saj “The Movie Songbook”. Një version me Marilyn Manson u realizua nga Shooter Jennings në vitin 2016 për albumin e tij homazhe “Countach (For Giorgio)”.
Kënga për shkak të frymës universale mbi instinktin dhe mbijetesën është shfaqur edhe në shumë filma tjerë gjatë katër dekadave të fundit, më 1998 në “Firestorm”, “Atomic Blonde” (2017) me Charlize Theron në rolin kryesor, një aksion triller me temë nga fundi i luftës së ftohtë, dhe “Inglourious Basterds” (2009) nga Quentin Tarantino me temë nga lufta e dytë botërore. Në “Inglourious Basterds”, kënga shfaqet në një skenë kryesore me Shosannen, një nga personazhet kryesore të filmit. Për zgjedhjen e “Cat People” për filmin, regjisori Tarantino deklaroi, “Është e mahnitshme se sa mirë teksti dhe narativa e “Cat People” i përshtatet historisë së protoganistes së filmit të tij. Përdorimi i “Cat People” në këtë film ishte absolutisht i jashtëzakonshëm, mënyra se si është bashkuar skena dhe kënga është një vepër arti.
Kritikët e vonë thonë se pas ribërjes në “Let’s Dance”, versioni origjinal u “rizhvarros” përmes përdorimit të tij në filmin e Tarantinos. Kënga nga skena epike e Tarantinos ka një ndikim kaq të jashtëzakonshëm sa që një kritike e vëmendshme në një nga komentet shkruante në atë kohë: “Kjo këngë u vjen në kokë të gjitha grave sa herë që vendosin buzëkuq në buzët e tyre e që e kanë parë skenën e famshme nga filmi i Tarantinos.”
Versioni i paedituar i këngës origjinale me kolonën zanore nga filmi prej 14,20 minuta në mënyrë besnike përcjell narrativën e filmit prej kohës pagane me vokalet e Bowie-t në fillim e deri në kohët moderne në fund të këngës me pop instrumentale./Katror.info
Përgatiti:
