Kompania “Celestron” do ta vizitojë Kosovën për ta funksionalizuar Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës, kështu bëri të ditur, Pranvera Hyseni, themeluesja e Astronomy Outreach of Kosovo.
“Celestron po vjen në Kosovë për të funksionalizuar Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës me pajisje që kapin vlerën rreth 100,000€”, njoftoi ajo nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Celestron konsiderohet si një pionier dhe udhëheqës në fushën e teknologjisë optike, veçanërisht në prodhimin dhe zhvillimin e teleskopëve dhe pajisjeve të tjera astronomike. Kompania shquhet për inovacionin e tyre të vazhdueshëm dhe cilësinë e lartë të produktit, duke ofruar një gamë të gjerë të pajisjeve për hobistët dhe profesionistët e astronomisë.
Përveç kësaj, Celestron njihet për angazhimin e tyre në mbështetjen e komunitetit global të astronomisë, duke sponsorizuar ngjarje dhe programe edukative që promovojnë interesin dhe shkencën e astronomisë në nivel botëror. Në përgjithësi, Celestron përfaqëson standardet më të larta të cilësisë dhe shërbimit në botën e teleskopëve dhe pajisjeve të tjera astronomike.
Ndjehemi të nderuar, që kjo kompani prestigjioze po vjen zyrtarisht në Kosovë për të instaluar teleskopin me aparaturë 14 inç, një mrekulli teknologjike që do të sjellë universin më afër se kurrë më parë për qytetarët e Kosovës, transformimin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar në një qendër të rëndësishme shkencore dhe edukative”, shkroi tutje Hyseni./Katror.info