Shqiptari, Redi Hasa është kompozitori dhe violincelisti shqiptar, që është përzgjedhur nga diva e muzikës botërore, Celine Dion, për të kompozuar muzikën e dokumentarit biografik të jetës së saj.
Kolona zanore e dokumentarit “I am: Celine Dion”, prej 20 këngësh përmban një përzgjedhje të hiteve më të mëdha të Celine që përfshijnë dekada, të tilla si “The Power of Love”, “My Heart Will Go On” dhe më të fundit “Love Again”.
Ai përfshin gjithashtu shtatë këngë origjinale të kompozuara nga violonçelisti i mirënjohur Redi Hasa dhe prodhuar nga Alberto Fabris, shkruhet në faqen e artistes celindion.com duke shtuar se ky udhëtim muzikor përfaqëson një përpjekje bashkëpunuese nga një ekip i përkushtuar për të nderuar trashëgiminë e Celine Dion dhe për të përshkruar gjallërisht historinë e saj të jashtëzakonshme.
“Dua të falënderoj kompozitorin Redi Hasa për këtë partiturë të jashtëzakonshme muzikore për këtë film, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Alberto Fabris dhe të gjithë muzikantët që ndanë talentin e tyre të mahnitshëm me ne në këtë kolonë zanore”, tha vetë Celine Dion.
Në një intervistë për ABC News Redi Hasa ka treguar se si i erdhi ftesa për të qene pjesë e këtij projekti madhështor. Ai ka zbuluar se kompozimin e ka përgatitur për tre ditë dhe ka pasur në dispozicion vetëm 350 fjalë kyçe, pa asnjë imazh.
“Takimi i parë ka qene me regjisoren, e cila ishte në djeni të muzikës sime, të dy disqeve që kanë dalë para katër vitesh. Shkruajti në agjencinë ku jam unë në Milano.

Është një punë jashtë mase e vështirë, është një përqendrim 100%. Kjo punë me dokumentarin ka qene totalisht e ndryshme me punët që unë kam bërë. Ata më dhanë 350 fjalë si fjalë kyçe dhe puna ime ishte që unë këto fjalë t’i ktheja në muzikë. Unë kam punuar pa asnjë imazh, filmin e kisha të dokumentuar. Është një krijim i imi, totalisht origjinal. E kam shkruar, e kam luajtur dhe regjistruar për tre ditë. Nuk kisha mundësi të gjeja një orkestër të madhe, me violinçel i kam bërë të gjitha”, u shpreh Redi./Katror.info